Pasditen e sotme u bë betimi para Presidentit të Republikës së Shqipërisë, zotit Ilir Meta, i kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë ministrave të kabinetit të ri qeveritar.
Ajo që u vu rë qysh në fillim, ishte firmosja e kryeministrit pa e vënë dorën mbi Kushtetutë, ndërsa zv/kryeministrja dhe të gjithë ministrat e tjerë, para se të firmosnin, kanë thënë ‘betohem’, duke vendosur dorën mbi Kushtetutë.
Një tjetër detaj që ra në sy është fakti se Presidenti Meta u ndal më gjatë në fotografimin me zv/kryeministren Senida Mesi, të cilit i hapi edhe librin e betimit dhe pozuan para kamerave. Teksa kjo e fundit u pa të kishte emocione gjatë hedhjes së firmës.
Ndërsa në rradhë pas saj vinte ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ai u pa të largohej shpejt nga Meta, me të cilin nuk qëndroi gjatë për tu fotografuar.
Ndërsa Meta u pa të ishte më i buzëqeshur me ministrin Pandeli Majko.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al