Betimi i Joe Biden si President i SHBA/ Reagon Meta: Shqipëria do vijojë të mbështetet në partneritetin strategjik si garanci jetike për…

Jan 20, 2021 | 18:15
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta shpreh urimet edhe në emër të popullit shqiptar për presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

140246131_3698132560232990_2155002840886256769_o

Menjëherë pas betimit në krye të Shtëpisë së Bardhë, kreu i shtetit shqiptar thotë se Shqipëria do vijojë të mbështetet në partneritetin strategjik me SHBA.

Reagimi i plotë:

Urimet më të sinqerta, të miat dhe të popullit shqiptar, për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.T.Z. Joe Biden dhe Zëvendëspresidenten, Sh.S.Znj. Kamila Harris.

Jemi të bindur se marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të zhvillohen më tej, ndërsa së bashku forcojmë bashkëpunimin transatlantik dhe në NATO.

Shqipëria do vijojë të mbështetet në partneritetin strategjik me SHBA, si garanci jetike për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë dhe në çështje të rëndësishme globale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura