Betimi i gjyqtarëve të Kushtetueses, zbulohet drafti i PS-së: Ja si i hiqet kompetenca Metës

Dec 10, 2019 | 12:39
SHPËRNDAJE

Zbulohet drafti i Partise Socialiste ne projektligjin per “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar”, mes te cilit PS synon te tejkaloje ngerçin e krujaur edhe se fundi me perplasjen mes shumices dhe kreut te Shtetit, qe nuk therriti per betim te zgjedhuren e maxhorances si anetare te Kushtetueses.

vorpsi xhaferrlari

Sipas ndryshimit ne projektligj, propozuar nga PS-ja, kreut te Shtetit i hiqet kjo komeptence, pasi ne rast se ai nuk pranon ta therrase anetarin e ri te zgjedhur per te bere betimin, ai mund ta dorezoje betimin e shkruar ne Presidence.

Rasti i perplasjes me te fundit ishte ai me te votuaren e PS ne Kuvend, Arta Vorpsi, si anetare te Gjykates Kushtetuese, te cilen presidenti Meta nuk e therriti per te bere betimin. Pas kesaj, Vorpsi beri betimin te noterja dhe nje dite me pas u paraqit ne zyre, ne Kushtetuese. Nderkohe qe e zgjedhura e presidentit Meta ishte Marsida Xhaferllari, e cila u betua ne Presidence.

KUVENDI
P R O J E K T L I GJ
Nr.__/ 2019
“PËR

DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 8577, DATË 10.02.2000, “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:
Në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:

Neni 1

Në nenin 8, paragrafi 1, shtohet fjalia e dytë me këtë përmbajtje:

“Presidenti i Republikës organizon ceremoninë e betimit jo më vonë se 10 ditë nga data e zgjedhjes, emërimit ose shpalljes të emëruar të anëtarit të Gjykatës Kushtetutese. Nëse anëtari i Gjykatës Kushtetuese nuk thirret për të bërë betimin, pas përfundimit të këtij afati, ai kryen betimin në formë të shkruar dhe ia dërgon atë Presidentit të Republikës, organit të emërtesës dhe Gjykatës Kushtetuese. Data e organizimit të ceremonisë së betimit ose data e dërgimit të betimit me shkrim, konsiderohet si dita e betimit dhe e fillimit të detyrës së gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe përfshihet në dosjen e tij personale. Në rast se gjyqtari nuk pranon të bëjë betimin, mandati i tij përfundon”
Neni 2

Në nenin 86, pas pikës 4 shtohet pika 5 me këtë përmbajtje:
“5. Gjyqtarët e zgjedhur, të emëruar ose të shpallur të emëruar, por që nuk kanë bërë betimin, me hyrjen në fuqi të këtij ligji betohen sipas rregullave të këtij ligji.”

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.
K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI

LEXONI EDHE:

Gjykata Kushtetuese njeh Marsida Xhaferrllarin, përjashton Arta Vorpsin. Ja lista e anëtarëve që garojnë për KED-në

Botohet në fletoren zyrtare lista përfundimtare e kandidatëve për gjyqtar në Kushtetuese, KED shpall të parën Arta Vorpsin

Arta Vorpsi bën tjetër lëvizje, ja kërkesa për anëtarët e Kushtetueses

“Xhaferllari s’mund të jetë anëtare e Kushtetueses”- Kreu i Grupit të PS: Ja pse ka fituar Arta Vorpsi

Dërgimi i listave në një datë, si nisi ‘loja’ me Kushtetuesen. Ç’do të ndodhte nëse KED do vepronte ndryshe

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura