Betimi i Arta Vorpsit te noterja, reagon Presidenca: Meta nuk ndalon askënd të betohet, as tek parukierja

Nov 14, 2019 | 11:17
SHPËRNDAJE

Vetem pak pas lajmit te betimit te noterja të Arta Vorpsit, si anetare e re e Gjykates Kushtetuese, reagon me ironi zedhenesi i Presidentit.

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Tedi Blushi, teksa e cileson qesharak lajmin per betimin e Vorpsit, shkruan se “Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta nuk ndalon askënd të betohet as tek noterja, as tek parukierja”.

Meta-Tedi-768x512

Reagimi i Tedi Blushit 

Të dashur gazetarë,
Lidhur me pyetjet tuaja për një lajm qesharak që qarkullon në media, dua t’ju sqaroj se:
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta nuk ndalon askënd të betohet as tek noterja, as tek parukierja.
Presidenti Meta është betuar me dorë mbi Kushtetutë dhe për të Shqipëria dhe shqiptarët janë të parët.??

1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura