Betejë PS-PD/ Foto me të kërkuar nga drejtësia, ç’ndodhi dje në Parlament

Oct 14, 2017 | 14:30
SHPËRNDAJE

Parlamenti është shndërruar dje në një fushëbeteje me fotografi, ku maxhoranca dhe opozita i kanë nxjerrë bojën njëratjetrës për lidhjet me krimin. Lulzim Basha publikoi në foltoren e Kuvendit fotot e Durim Keçit, i forti i Shijakut, i cili kishte dalë në shoqërinë e Blendi Klosit.

bashafoto

“A e dini që në degë të tëra të Shqipërisë partinë tuaj e sundon krimi, kriminelë si këta këtu, (në foto Durim Keçi). Por kur banditët u ngrenë pistoletat në mbledhjet e Kryesisë suaj, domosdo që kjo ndodh pastaj edhe në degë. Këtë e keni dhuratë prej Edi Ramës, i cili vetëm fjalën krim nuk shqipton dot, i cili 3 javë pas ngjarjes së Elbasanit nuk ka dhënë një shpjegim se pse dy të dyshuarit kryesorë ndodhen sot në Holandë, në vend që të ishin prapa hekurave. Se pse Durim Keçit të Shijakut iu fsheh për muaj e vite kërkesa e Interpolit, derisa nuk mbante më ujë pilafi dhe zotrote u nise për te Gentilioni dhe e dije që do të haje thuprën atje, siç e ha ditë për ditë nga ata që të tregojnë me gisht dhe thonë; duhet t’i deklarosh luftë krimit të organizuar”, tha dje Basha.

Por, Kryeministri Edi Rama reagoi për herë të parë për foton e ministrit të Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, në shoqërinë e Durim Keçit, person që sipas opozitës është në kërkim nga Interpoli. Edi Rama i ka quajtur si të turpshme akuzat e opozitës. Sipas tij, personi për të cilin opozita akuzon Klosin, ka pozuar dhe në çadrën e PD-së, bashkë me ish-eksponentë të Policisë.

“Ç’do bëjmë, do të luftojmë me fotografi? Unë jam në çdo fotografi dhe këtë luftën e fotografive vazhdojeni, por të paktën këshillohuni me këtë fotografin e Enver Hoxhës, ja ku e keni, se ky s’bën gabime, s’bën retushe. Ky është i fotografive, ia ka mësuar Sulo Gradeci. Ju bëni gabime të rënda, merrni fotografi nga mitingjet. Ja pra, personi që keni nxjerrë në fotografi me Blendin Klosin, për turpin tuaj, në çadrën e lirisë. Për “Republikën e re” ka ardhur ai? Ai ka ardhur aty, ka dalë në fotografi me deputetët tuaj. Tani, çfarë do të them unë, se jeni ju të inkriminuar? E kuptoni ku na katandisët, apo jo? Është turp kush na sheh, na përfshitë edhe ne në këtë”, tha dje Rama.

 

7e0e1644-ee53-47c2-8de1-af858410a6ae

AKUZAT

Kryetari i Grupit të PS-së, Taulant Balla ka publikuar gjithashtu dje disa fotografi në të cilat Basha ka pozuar me Flamur Begën, i cili vendosi mina me sahat. Po ashtu, foton e Arben Zibrit, i kapur me 130 kg kanabis.

“Po pse, more Lulzim, unë do të vija këtu dhe siç bën ti, do të bëj edhe unë e të them që ky dhe ti shisni mina me sahat bashkë?! Ky takimi këtu është te një takim i Partisë Demokratike në Shkodër. Ka hyrë atje në takim, pavarësisht se ky person qenka edhe pjesë e strukturës së Partisë Demokratike në Shkodër. E unë them që ti vendos minën me sahat me ortakun tënd, Flamur Begën? Nuk e bëj dot! Nuk them dot që Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike, është i lidhur me këtë, apo me Arben Zibrin në foto tjetër. I kapur me 130 kg kanabis. Të them unë që Lulzim Basha do të japë dorëheqjen nga kryetar i PD-së sikurse bëre dje me kolegun tim dhe me ministrin Klosi?! Largqoftë të të kërkojmë ne dorëheqjen ty! Rri aty se je mirë”, tha dje Balla.

8e7baa7f-148b-4023-9c99-69f5b99c7123

4c6b0f6d-d651-422a-a7e3-a167a8d86938

Klosi dhe Durim Keci
Klosi dhe Durim Keci

22490015_1405726052873466_3178096059400487143_n

FATION BINJAKU/PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura