“Betejë për të drejtën e jetës”- Ish-ministrja e Integrimit: Maxhoranca të lexojë me kujdes deklaratën e Kryekëshilltarit të CDU-CSU

Feb 26, 2020 | 10:44
SHPËRNDAJE

Kryekeshilltari i CDUIsh-ministria e Jashtme, Klajda Gjosha ka komentuar deklaratën e Kryekëshilltarit për Politikën e Jashtme, CDU-CSU, Hans Joachim Falenski, i cili ka apeluar për të mos luajtur me integritetin e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Gjoshës, kjo deklaratë duhet lexuar me kujdes nga maxhoranca, e cila po minon shtetin e së drejtës.

“Kryekëshilltari për Politikën e Jashtme të CDU-CSU, Hans-Joachim Falenski, ka bërë dje disa deklarata të forta mbi çështjen e Gjykatës Kushtetuese, rëndësinë për të mos luajtur me integritetin e saj, si dhe lidhjen e ngushtë të Kushtetueses me çeljen e negociatave të Shqipërisë.

Gjosha-Klajda

Deklaratë kjo që duhet lexuar me kujdes nga mazhoranca, e cila në çdo moment ka minuar shtetin e së drejtës, institucionet e saj, me qëllim kapjen e pushtetit gjyqësor. Janë pikërisht momente të tilla që e mbajnë Shqipërinë pezull në procesin e saj të integrimit europian, e mbajnë larg standardeve dhe shuajnë shpresën te brezat e rinj!

Beteja për Gjykatën Kushtetuese është beteja për të drejtën e jetës, të drejtën e pronës, për lirinë e shprehjes, të drejtën për t’u arsimuar….është beteja për demokracinë! Në 2 Mars ne duhet të bëhemi bashkë për fëmijët tanë, bashkë për Shqipërinë europiane!”, thekson Gjosha.

gjosha=klajda

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura