“Beteja vazhdon”/ Ervin Salianji: Vota u shit! Pushteti përdori çdo mekanizëm për të mos lejuar që vullneti i qytetarëve të lexohej drejtë

May 4, 2021 | 14:12
SHPËRNDAJE

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në qarkun e Korçës, Ervin Salianji është rikthyer në takime me qytetarët pas zgjedhjeve të 25 prillit.  Salianji po takohet me çdo strukturë mbështetëse në zonat që ka mbuluar gjatë fushatës dhe ka kërkuar që beteja politike të vazhdojë.

salianji

Gjatë takimit, Salianji ka deklaruar se vota u shit, ndërsa pushteti përdori çdo mekanizëm që vullneti i qytetarëve të mos lexohet në mënyrë të drejtë.

“Është pak të thuash faleminderit për gjithë sakrificën dhe angazhimin tuaj në fushatë. Besimi dhe trokitja derë më derë solli një rezultat fantastik në Korçë me fitore ne disa zona dhe rikuperim në disa të tjera. Fatkeqësisht diferenca dhe përmbysja vendimtare u cënua: Vota u shit, qytetarët u intimiduan dhe pushteti përdori çdo mekanizëm për të mos lejuar që vullneti juaj të lexohej drejtë”, tha Salianji.

“Rikuperimi i madh por dhe rokthimi i fitores në lagjet 6,7,8,17,  Voskop, Dvoran etj janë ogur dhe simboli i ndryshimit. Prandaj ju kërkoj të ruajmë të njëjtin nivel angazhimi dhe të jetësojmë shumë shpejt ndryshimin që punuam deri në 25 prill, projekt i cili nuk ka mbaruar”, theksoi deputeti i PD.

Një javë pas zgjedhjeve të 25 prillit, Salianji ka nisur një tur takimesh falenderuese me demokratët dhe qytetarët e Korçës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura