Beteja për Teatrin/ Aktori Sokol Angjeli: Në 2013-n e rijetësuan Spahivoglin, ndërsa sot po e shembin

Jul 10, 2018 | 20:14
SHPËRNDAJE

Artistët edhe pasditen e sotme janë mbledhur në oborrin e Teatrin për të kundërshtuar ligjin që i hap rrugën shembjes së Teatrit.

I pranishëm sot ka qenë dhe aktori i njohur Sokol Angjeli, i cili ka kujtuar një fakt pasi qeveria që është sot në vitin 2013 ka rijetësuar atë që sot është Teatri Eksperimental Kujtim Spahivogli.

Sokol Angjeli
Sokol Angjeli

Por sipas Angjelit kjo qeveri kërkon që ta shemb dhe Kujtim Spahivoglin.

Ndërsa në fund tha:  Të shpresojmë që do të fitojmë.

“Jemi në ditët më të zeza dhe më të errëta. Brenda një ditë një grup njerëzish kanë shkatërruar  dy teatro. Po këta njerëz  e jetësuan këtë teatër se i vendosen emrin Kujtim Spahivogli.  Tani e kanë harruar  atë që kanë bërë, ata po gënjejnë se nuk po shembin vetëm një godinë, por po shembin dy godina dhe Teatrin Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogli”, u shpreh Sokol Angjeli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura