Besnik Mustafaj: Tufa e akuzoi “Diana Çuli vrasëse”? Rast për ‘mea culpa’

Mar 9, 2017 | 14:30
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Jashtëm dhe shkrimtari i njohur Besnik Mustafaj ka folur dje për raportin e shkrimtarit me regjimin në diktaturë. Rrëfimi nisi nga rasti i debatit të rihapur së fundmi, mbi rolin e shkrimtares Diana Çuli në dënimin e shkrimtarëve Genc Leka e Vilson Blloshmi në komunizëm, dhe më konkretisht për akt-ekspertizën që ajo ka firmosur mbi poezitë e tyre.

Debati u hap në kuadër të takimit “Letërsia e Qyteti”, ku qe njoftuar prania e Çulit, por që njëherësh bëri që Agron Tufa, shkrimtar e drejtues i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, të lajmëronte protestë para takimit të Diana Çulit, me poezitë e dy shkrimtarëve të vdekur.

besnik mustafaj diana culi

Në takimin “Letërsia e Qyteti”, organizuar nga gazetaret Beti Njuma e Alda Bardhyli, mbrëmë ishte Besnik Mustafaj, i cili ka hyrë në letërsi në vitet 1970, ku u soll në vëmendje rasti Çuli – Genc Leka e Vilson Blloshmi. Biseda nisi me raportin tonë me të shkuarën dhe Bardhyli, kujtoi se mbrëmja me Diana Cullin u anulua pasi u lajmërua një protestë publike para saj.

I ftuar të japë një mendim për çështjen, Mustafaj tha se “do doja të mos isha i detyruar t’i përgjigjem, sepse shoh dy pjesë”.

Sipas tij, e para, forma e protestës e para 1 jave. “Unë që vij nga politika, nuk mund të them se ka mënyrë të paduhur për protestat. Ky është një problem që ka shoqëria jonë dhe me hesapet që nuk i ka larë me të kaluarën e errët që lamë pas më 1990-ën. Rasti në fjalë është i sikletshëm se nxjerr në pah implikimin e intelektualëve me regjimin. Ka një aspekt moral në këtë mes. Kjo çështje prek ata intelektualë që kanë qenë të implikuar me aparatin represiv. As opinioni publik nuk e ka bërë reflektimin në përputhje me kohën e sotme, as intelektualët në fjalë nuk e kanë bërë”.

Lajmin e plote lexojeni duke klikuar KETU

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura