Besnik Mustafaj “letër” Azem Hajdarit: PD nuk është sot aty ku doje ti…

Sep 12, 2018 | 11:00
SHPËRNDAJE

Besnik Mustafaj, një nga themeluesit e Partisë Demokratike, ka lexuar një letër për Azem Hajdarin, në ceremoninë përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të vrasjes së liderit të lëvizjes së dhjetorit. Në letër, spjegoi Mustafaj, shkruan ato që ai do donte ti thoshte Azemit po të ishte gjallë.

mustafaj-1-700x481

Fillimisht, u ndal te gjendja në vend: “Krimi i organizuar ka kapur shtetit, shqiptaret i kanë kapur një dëshpërim si në vitin 1991, por siç ndodhi atëherë do ti thosha Azemit se shqiptarët e morën veten dhe iu bashkuan Partisë Demokratike dhe ne fituan. Këtë herë dëshpërimi duket shumë i thellë, njerëzit duan të largohen”.

“Gjëja e dytë që doja ti thosha është se Partia Demokratike nuk është aty ku do e donte Azemi, vijoi Mustafaj, ndërsa shtoi se, “do ti thoshte edhe një lajm të gëzueshëm”.

“Ka shumë të rinj, djem e vajza që nuk e kanë njohur Azem Hajdarin, por e duan siç ishte, frymëzohen nga ai për të mos u pajtuar me të keqen dhe e ndjekin po aq sa e kanë ndjekur bashkëmoshatarët e tij”.

Mustafaj e mbylli letrën e tij duke folur Rudinën, vajzën e Azem Hajdarit.

“Gjëja e tretë lidhet me Rudinën, e ka pasur pikë të dobët, s’është më ajo vajza e vagël lozonjarë që i recitonte vjersha, është bërë një zonjë e ditur, e aftë, trime, e pjekur, është në Partinë Demokratike është deputete e saj dhe se ëndrra e tij vazhdon”.

“Me këtë letër prej shkrimtari dhe një miku jam i bindur se Azemi do më besonte kur ti lexonte këto gjëra”, përfundoi Mustafaj.

Meta: Azem Hajdari, figurë e përmasave epokale

Figurë të përmasave epokale” e ka konsideruar Azem Hajdarin, Presidenti Ilir Meta. Në simpoziumin e mbajtur sot 20-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, kreu i shtetit, gjatë fjalimit të tij, vlerësoi figurën e heroit të demokracisë.

“Ai ishte një njeri i lindur i lirë, ishte një njeri në genin e tij demokrat. Këtë e tregoi edhe kur për shumë çështje të caktuara, ai kishte mendimet e veta dhe luftonte për to. Ashtu sikurse ishte njeri i bashkëpunimit dhe i kompromisit.

Ca njerëz i mblidheshin Azemit kur i shpohej goma e makinës, ca të tjerëve nuk i mblidheshin kur merreshin me organizme për javë të tëra. Kjo tregon se ai ishte i lidhur me njerëzit”, u shpreh Presidenti.

Duke përkujtuar rolin e Azem Hajdarit në vitet e para të demokracisë, Meta theksoi se demokracia kërkon guxim.

“Kjo figurë na fton sot për të reflektuar dhe kuptuar që demokracia nuk vjen si dhuratë dhe as nuk qëndron si e tillë. Demokracia kërkon guxim për të fituar por edhe për t’u mbrojtur çdo ditë. Është e rëndësishme që kjo figurë, shembulli i tij të gjenerojë një angazhim edhe më të madh të gjthë të rinjve që kërkojnë të drejta më shumë, shans më shumë.

Dhe besoj ata e kanë shumë më të lehtë se sa e ka patur Azem Hajdari. Azem Hajdari është një figurë e përmasave epokale që ka dhënë një mesazh të përjetshëm për të gjithë shqiptarët se demokracia kërkon guxim”, tha Presidenti i Republikës Ilir Meta.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura