U përfol si kandidat i PD, Besnik Aliaj: Opozita të mbështesë Gjergj Bojaxhi në Tiranë, e dua partinë më shumë se sharlatanët dhe të fandaksurit

Apr 16, 2015 | 14:50
SHPËRNDAJE

Besnik Aliaj

Një nga emrat e përfolur si kandidat i PD­-së për Bashkië e Tiranës, Besnik Aliaj, i sugjeron opozitës të bëjë aleancë me qytetarët dhe intelektualët, ndërsa thekson se PD nuk duhet te shpallë kandidat për kryeqytetin, por të mbështesë kandidaturën e Gjergj Bojaxhi. 

Sipas Aliajt, opozita e ka te pamundur te fitoje ne Tirane. Komentin ai e ka bere ne rrjetin social Facebook, ku nder te tjera shprehet se me kurajo qytetare, i sugjeron 3 propozime opozites, pjese e se ciles eshte.

“Eshte koha te behet politike ndryshe! Eshte koha qe Opozita te behet Opozite reale duke u hapur. Ju kujtoj se ne 92 dhe 2005 keni qene te suksesshem vetem me kete formule dhe kete fryme. Nuk ka pse pritet 8 vjet. Fitorja fillon gatuhet qe sot dhe sidomos ne Tirane. Ndryshe Opozita mban nje pergjegjesi te madhe per fatet e vendit neser”,- thekson Aliaj ne statusin e tij te gjate.

Postimi i plote i Besnik Aliaj ne Facebook 

NJE SUGJERIM MIQESOR PER OPOZITEN

Tashme jane momentet e fundit per OPOZITEN qe te zgjedhi kandidatin e saj per Kryetar Bashkie. Pas shume thashethemeve e lojrave ne media, kane prevaluar 2 profile: politik i mirefillte ose teknicien/profesional/qytetar…

Le ta themi troc ne Tirane dhe shume bashki (5 ne 6 sipas vleresimit tim) Opozita do ta kete ne mos te pamundur, mjaft te veshtire te fitoje. Dhe ju siguroj se nuk jam hic disfatist. Kjo situate po vjen jo se maxhoranca ka bere ndonje pune hajrit. Madje skandalet skane te sosur. Por se pervec kostove te koalicioneve te gabuara te mandatit te fundit te ish maxhorances, ndarja e re administrative e maxhorances aktuale eshte nje masaker e vertete elektorale dhe nje pergjegjesi e madhe per zhvillimin e metejshem te vendit. Por Opozita kete nuk e artikulon sic duhet ashtu sic bêri me sukses psh per dekriminalizimin.

Ne keto kushte gare te pandershme dhe te pabarabarte Opozita duhet te reagoje urgjent me veprime strategjike te jashtezakonshme dhe jo me rutine politike. Njerezit tashme jane te super-lodhur, te zhgenjyer, te varferuar dhe mezi qe presin nje alternative neutrale, apolitike e te pavarur per te besuar, votuar dhe shpresuar…

Ndaj ne keto momente te fundit dramatike une mendoj se Opozita ka nje Shans te Arte por te fundit per te bere nje levizje rrokade strategjike duke ndertuar indirekt nje koalicion real me qytetare permes individeve dhe Faktoreve Extra Opozitare dhe me perfaqesues te shoqerise te cilet kane mbeshtetje te votuesve te qendres dhe pakenaqurve majtas. Ky eshte shansi i vetem jo vetem per te fituar por mbi te gjitha per ti dhene njehere e mire nje leksion te mire, nje “shpulle” reale politikes arrogante ne kete vend. Kushdo parti apo individ qe te jete ne krye sot apo neser.

Shkurt ajo qe dua te them sot me kurajo qytetare dhe me shume dashamiresi per OPOZITEN (pjese e te ciles jam) eshte nje propozim gati “taboo” e cila duhet thyer sot.

1. Opozita NUK duhet te vendose asnje kandidat ne Tirane per Kryetar Bashkie. 
2. Ajo duhet te hartoje nje liste super VIP intelektuale vetem per Keshillin Bashkiak
3. Ajo duhet te mbeshtese ne heshtje por pa asnje nderhyrje kandidaturen e Gjergji Bojaxhiut. Lereni Gjergjin te beje mire ate qe ai di te beje.

Kjo jo sepse “plangprishesi” Gjergj Bojaxhi eshte burre i mire apo i keq, por se tashme ai ka ndermarre me kurajo nje vendim qe askush nuk e merr, e qe ka gjithe shanset te ngjize ADN-ne e nje Fronti Opozitar Qytetar te Unifikuar e sidomos pertej-partiak qe do te dale fitues ne Tirane. Ne se ne qytetet e tjera eshte vone ne Tirane ka ende kohe qe ky model te ndertohet jo pa sukses. Eshte nje shans i madh. Mos u merrni me Gjergjin, as me biografine e tij, po mbeshtesni frymen qe ai mund te gjeneroje se bashku me te gjithe ato segmente te shoqerise qe duan alternativen e trete. Kjo i jep fund edhe lojrave matematikore me “king-makers”.

Dhe me se fundi mos u merrni as me mua, po shikoni hallin e madh qe e ka zene kete vend. Sepse megjithese une jam Opozitar ne natyre, ne kete rast DUA me shume vendin tim! Eshte koha te behet politike ndryshe! Eshte koha qe Opozita te behet Opozite reale duke u hapur. Ju kujtoj se ne 92 dhe 2005 keni qene te suksesshem vetem me kete formule dhe kete fryme. Nuk ka pse pritet 8 vjet. Fitorja fillon gatuhet qe sot dhe sidomos ne Tirane. Ndryshe Opozita mban nje pergjegjesi te madhe per fatet e vendit neser! Zoti qofte me ju!

***

Ne nje koment te dyte ne mbremje, Besnik Aliaj iu pergjigj ne faqen e tij ne facebook te gjithe militanteve te PD-se qe e kritikuan per qendrimin qe ka mbajtur. 

Statusi i dyte i Aliajt

Te nderuar miq sapo jam kthyer nga nje takim i lodhshem por inspirues pune ne Gjakove Kosove… Me thene te drejten nuk mendoja se postimi im i fundit ne FB do kishte bere xhiron online, e ku mjaft me kishin mbeshtetur por edhe mjaft me kishin share. Ju faleminderit te gjitheve.

Komenti im ne fakt ishte shume i sinqerte. Koha do provoje s’e kam te drejte dhe se PD e Opoziten e dua me shume se sharlatanet dhe te fandaksurit qe duan as mos te shohesh, as te degjosh e as flasesh njesoj si ne kohen e qoftelargut, si numeror ne rresht. Por une borxh si kam askujt! As frike skam patur e skam. Qofte edhe nga kjo maxhorance. Ne jeten time jam perplas me gjithe shtetin ne emer te PD e Opozites dhe nuk me eshte dridhur qerpiku.

Ju siguroj se as pushteti sme ka thyer dot. Madje kam provuar se kam njohur institucionin e doreheqjes me dinjitet, edhe ne ditet me te mira te PD e kur tjeret hanin thelat e pushtetit. As ndonje leje ndertimi apo projekte nuk kam marre as nga Bashkia e Rames as e Bashes. Perkundrazi kam dhene kontributin tim modest por me dinjitet. Do vijoj ta jap prape ne se do duhet e vleresohet. Pak rendesi kane tjerat.

Por kur mediat kane mbi nje muaj qe me referojne emrin duke referuar partine qe mbeshtes, besoj se kam edhe une te drejten e zotit e te njeriut te lire te them mendimin tim dhe per kete si marr leje askujt. Ne se s’u pelqen ska asnje problem. Fakti eshte se edhe ne kete moment as Maxhoranca as Opozita skane shpallur asgje as de fakto as de jure. Ndaj cdo alibi se une u shpreha keshtu dhe tani nga zhgenjimi bie mjerisht.

Une Vijoj te mbetem nje antar i thjeshte i Opozites. Sepse dredhirat politike dhe ornamentet orientale sjane pjese e kultures sime. Por as kurajo per verteten s’me mungon. Jam i bindur PD ka aq burra te mencur sa te degjojne shqetesimin qe une ngre, ne kushtet kur kete duhet ta kishin bere me kohe dhe formalisht strukturat e caktuara. Per te tjerat uroj vec sukses.

Sa per pallavrat me armiq dhe perrallat per konspiracione as denjoj merrem se skam kohe ngaqe pervesh menget cdo dite nga mengjesi ne darke si cdo shqiptar i mire qe punon e nuk merret me llafe. Naten e mire.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura