Besimtarët e krishterët festojnë Lindjen e Krishtit

Dec 25, 2015 | 9:07
SHPËRNDAJE

Besimtarët e krishterë në mbarë botën festojnë sot Krishtlindjen, ditën më të shënuar, lindjen e birit të Perëndisë.

meshaKremtime zhvillohen edhe në Shqipëri. Me mijëra besimtarë të krishterë u mblodhën në mesnatë në Katedralen e “Shën Palit” në kryeqytet. Mesha e shenjtë drejtohet nga Imzot George Frendo, i cili uroi më shumë paqe, mirësi dhe dashuri me njëri-tjetrin. Në mesazhin e tij ai kujtoi edhe Meshën e parë të Krishtlindjes postkomuniste.

“Para disa ditësh në Shkodër u kremtua përvjetori i 25-t i Meshës së parë pas regjimit komunist. Vërtet në atë kohë komunizmi nuk kishte vdekur, por ishte në agoni dhe sonte në këtë orë të çuditshme një numër shumë i madh besimtarësh bashkohet këtu në këtë tempull përball monumentit të ndërtuar nga profetët e vrasjes së zotit. Ata që deshën ta vrisnin zotin. Kemi ardhur këtu për ta kremtuar lindjen e Krishtit, një ngjarje historike. Këtu, në secilin prej nesh. Jezusi do të lindë në zemrat tona”, tha Imzot George Frendo.

Besimtarët ortodoksë në Tiranë janë mbledhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në katedralen Ngjallja e Krishtit.

Mesha u drejtua nga Kryepeshkopi Anastas Janullatos, i cili kërkuar nga besimtarët të sjellim ndër mend vlerën e pakapërcyeshme të jetës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura