Besa u tërhoq nga ‘Kënga Magjike’, reagon Ardit Gjebrea: Të gjithë artistët, bashkë për të ndërtuar…

Nov 29, 2019 | 16:47
SHPËRNDAJE

Pak minuta më parë, këngëtarja e njohur Besa Kokdhima njoftoi fansat e saj në rrjetet sociale se do të tërhiqet nga ‘Kënga Magjike’. Edhe pse i mungoi 6 vjet kësaj skene, ajo shprehet se nuk mundet dot të këndojë kur vendi dhe populli po vuan në këtë tragjedi natyrore.

Më pas ajo falenderoi organizatorët e spektaklit dhe u kërkoi falje fansave për këtë vendim që ajo ka ndërmarrë.

Menjëherë pas kësaj ka reaguar Ardit Gjebrea. Ai shprehet në koment se këtë vit ‘Kënga Magjike’ do të vijë me një kauz dhe misioni i saj do të jetë, ‘këndoj për të ndërtuar’.

Moderatori i ka bërë thirrje Besës që ti bashkohet nismës së bashku me të gjithë artistët pjesëmarrës për të dhënë kontributin e tyre për të ndërtuar.

Ai u shpreh se ka vendosur që me të ardhurat që do të mblidhen nga biletat, do të ndërtojnë një shtëpi të re nga e para.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura