Besa Kokdhima tërhiqet nga ‘Kënga Magjike’, arsyeja do t’ju emocionojë

Nov 29, 2019 | 16:23
SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njohur Besa Kokdhima u rikthye pas 6 vitesh për të kënduar tek ‘Kënga Magjike’ me këngën e saj ‘Tatuazh në zemër’.

Por vetëm pak minuta më parë, këngëtarja ka lajmëruar fansat e saj se do tërhiqet nga ky kompeticion i muzikës. Arsyeja është tërmeti që tronditi vendin tone dhe mori shumë jetë njerëzish.

Besa shprehet e pikëlluar për çfarë po ndodh dhe thotë se nuk është në gjendje të këndojë ndërkohë që vendi dhe bashkëkombasit e saj po vuajnë nga kjo tragjedi e madhe natyrore.

Këngëtarja e ka dhënë njoftimin në rrjetet sociale duke iu kërkuar gjithashtu falje fansave të saj dhe duke falenderuar organizatorët e spektaklit dhe kolegët e saj.

“Te dashur miq, me keqardhje ju njoftoj se ne kete kohe tragjedie, pikellimi dhe paniku, e kam te pamundur te performoj dt 5 – 7 Dhjetor ne Kenga Magjike 2019. Zemra ime eshte e ngarkuar me deshperim dhe vuajtje per ata qe nuk jane me, dhe nuk jam ne gjendje te kendoj kur me bashkekombesit e mi ka ndodhur kaq shume; ndaj me duhet te terhiqem zyrtarisht nga Kenga Magjike 2019! Jam e bindur qe Kenga Magjike do beje nje pune te pavderueshme per te kontribuar ne menyren e saj per te ndihmuar te prekurit, une do jap ne heshtje ndihmen dhe kontributin tim per te lehtesuar sado pak dhimbjen e tyre, dhe respektuar humbjet e pashlyeshme te tyre. Kerkoj ndjese fansave te mi te cilet prisnin performimin tim dhe falenderoj organizatoret dhe @arditgjebrea per githcka kane bere per mua dhe koleget e mi!”, shkruan këngëtarja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura