Bes Kallaku thirret tek “Ka një mesazh për ty”, tregon çfarë është Ija për të

Oct 9, 2017 | 11:12
SHPËRNDAJE

Këtë të javë në Emisionin “E Diela Shqiptare” ishte i ftuar humoristi Bes Kallaku, të cilit kolegu i tij Erion Isaj i kishte përgatitur një surprizë në rubrikën “Ka një Mesazh për Ty”, e ku Ardit Gjebrea po ashtu njoftoi se dy aktorët e humorit do të jenë prezantuesit e këtij viti të “Kënga Magjike”.

Teksa rrekej të gjente se kush e kishte thirrur tek e Diela Shqiptare, Kallaku foli edhe për marrëdhënien e veçantë me Ijen, gjyshen e tij.

Bes Kallaku: “I vetmi njeri që mendoj se mund të mërzitet me mua është vetëm Ija. Se çdo mëngjes që dal nga shtëpia thotë ‘hajde se të ka bo nona vezën.’ E duhet me u nis prej Tirane më hangar një vezë të skuqur në Bubq edhe me u kthy prapë në Tiranë.”

Ardit Gjebrea: Cila është marrëdhënia jote me Ijen?

Bes Kallaku: “Ija është shpirti im. Jo shpirti që e dua, por shpirti, shpirti tamam. Ajo më ka brumos, ajo më ka rrit, kështu që për shumë gjëra i detyrohem Ijes. Gjithashtu edhe humorin që e kam.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura