Bes Kallaku: I bëj thirrje Ministrisë së Drejtësisë t’i marrë seriozisht sherret e VIP-ave

Jan 28, 2016 | 15:00
SHPËRNDAJE

E ka kthyer tashmë në trend personal ironinë e tij me personazhet e njohura që përfshihen në sherre publike, duke u bërë thirrje për pajtim nëpërmjet videove që i poston në rrjetet sociale.

Aktori i njohur i spektaklit “Portokalli”, Bes Kallaku, këtë herë ka bërë objekt të videos së fundit Alketa Vejsiun dhe Dalina Buzin, pas përplasjes së tyre për klikimet e revistave online. Për këtë mënyrë ndryshe të të bërit humor, Besi tregon më shumë për gazetën “Panorama”…

bes-kallaku1

Një video tjetër ku u bën thirrje për pajtim Alketa Vejsiut dhe Dalina Buzit, pas përplasjes së tyre virtuale për klikimet. Ç’të nxiti të bëje një video si kjo me humor?

Do ta konsideroja vazhdimësi të humorit tim, si një nga videot e mia të mëparshme.

E ke kthyer tashmë në trend këtë punën e videove të personalizuara? Cili është qëllimi që e bën diçka të tillë? Janë klikimet arsyeja?

Jo, s’kam ndonjë qëllim të veçantë. Tenton të bësh pajtuesin e personazheve të njohur, pasi ata janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Ia ke dalë me këtë mision?

Po, unë bëj falënderuesin dhe pajtuesin. Nuk duhet t’i bëjnë vetëm të huajt këto gjëra, por edhe ne këtu në Shqipëri.

Sa video pajtimi numëron deri tani?

S’i kam numëruar, po për çdo sherr publik mes kolegësh, kam bërë një video. E bëj këtë pasi i dua, dhe u dua të mirën të gjithëve.

E ke marrë idenë diku, prej kujt je frymëzuar?

Prej askujt. Këto janë video origjinale të miat.

Si reagojnë personazhet pas publikimit të tyre në rrjetet sociale?

Ata i kanë marrë gjithmonë me sportivitet.

I njeh personalisht VIP-at që bën objekt të videove të tua?

Normalisht, po. Madje i bëj thirrje edhe Ministrisë së Drejtësisë dhe ministrit aktual t’i marrë seriozisht këto “sherre”, se ne si popull këto gjëra na shqetësojnë. Mendoj që këtu të zbatohet Reforma në Drejtë- si. (qesh)

4722

E përgatit tekstin më parë, apo gjithçka është spontane?

Jo, aspak. Të gjitha fjalët më dalin nga shpirti.

Për ty cilat sherre mes njerëzve të njohur janë më të rrezikshme, ato femër-femër, femër-mashkull apo mashkull-mashkull?

Sido që të jetë sherri, e rëndësishme është që për flokësh kanë tentuar të zihen vetëm Ermal Mamaqi me Olti Currin, dhe s’kishin ku të kapeshin.

bes_kallaku2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura