Bes Kallaku: E vërteta e kërcënimeve publike me Ermal Mamaqin

Apr 18, 2016 | 16:16
SHPËRNDAJE

Rreth dy muaj më parë, Ermal Mamaqi dhe Bes Kallaku nisën një lojë virtuale, ku kërcënonin njëri-tjetrin me fjalët “Gjej vend e futu!”. Ky sulm kërcënimesh në rrjetet sociale mori përmasa të mëdha, pasi fansat e secilit prej tyre iu kundërvunë njëritjetrit me video sharëse. Aktori i humorit Besart Kallaku postoi videon e radhës në profilin e tij në Facebook, ku i bën diss kolegut të tij, Ermal Mamaqi.

Kujtojmë se “lufta” mes dy komedianëve ka vazhduar prej ditësh me radhë, pasi edhe Ermali kishte postuar një video ku i bënte diss Besit. Në rrjetet sociale shkruhej se Ermal Mamaqi e Bes Kallaku kalojnë limitin, duke përfunduar me sherr të fortë në rrjetet sociale, një lojë që shkoi drejt acarimit të marrëdhënies mes dy aktorëve.

bes-kallaku1

Ermal Mamaqi u ka kthyer përgjigje fansave të shumtë të Besit, duke filmuar një video në një klub ku thoshte: “Ej, Bes, Bes Kallaku, një përshëndetje nga Londra!”. Nga ana e tij u fol se Besi e kishte marrë edhe më seriozisht, duke u kërkuar ndjekësve të shkruajnë “Ermal Mamaqi, ik p**dhu”, frazë të shkruar në çdo vend të mundshëm në qytet, madje dhe në një autobus.

Besart Kallaku, i cili njihet për postimet e videove plot humor, tregon për gazetën “Panorama” paskuintat e këtij sherri. “Lufta me Ermalin është e gjitha një shaka, por mua më dalin në krah më shumë se Mamaqit, pasi katunarët bëjnë për njëri-tjetrin më shumë se qytetarët”, tha ai.

Pyetjes nëse janë miq apo armiq me Ermalin, ai iu përgjigj: “Shumë miq, të mirë madje. Por me mua janë sensibilizuar dashamirësit. Më kanë dërguar video pa fund, edhe nga ai planeti që është si toka, më kanë dërguar video ku thonë: “O Ermal ik pi…!”, tregon ai, duke e konsideruar këtë betejë një sprovë të matjes së audiencës së secilit. Ndërkohë, aktori i njohur i spektaklit “Portokalli” po punon për vënien në skenë të një “One man show” të ri me titull “Parajsa e skifterëve”.

ermal-mamaqi-zgjidhet-nd-euml-r-10-personazhet-e-vitit-2014-ja-lista-e-plot-euml_hd

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura