Bes Kallaku bën gjestin prekës, heq atletet nga këmbët dhe ia dhuron një qytetari të prekur nga tërmeti (Foto)

Nov 28, 2019 | 12:53
SHPËRNDAJE

Kanë qenë të shumtë ata që janë mobilizuar për të ndihmuar të gjithë ata që janë lënduar nga tërmeti i fuqishëm që preku Shqipërinë.

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë qenë ditën e djeshme prezentë në Thumanë, afër të prekurve nga tërmeti.

Në rrjet po përhapet disa foto të një gjesti human që aktori ka bërë. Ai ka hequr atletet që kishte në këmbë për t’ja dhënë dikujt prej të prekurve.

Ndërkohë, edhe këngëtarja, Xhensila Myrtezaj, në disa fotografi të publikuara në ‘InstaStory’ ka treguar emocionet e përjetuara gjatë vizitës ku nuk ka mundur t’i mbajë lotët.

“Në prani të dhimbjes me familjet e prekura nga tërmeti. Secili sipas mundësisë ti gjendet pranë kujt mundet e si të mundet”, shkroi Xhensila.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura