Bërtiste “do ta vras”, kapet shqiptari teksa i futej ish-gruas në shtëpi

Feb 12, 2016 | 11:39
SHPËRNDAJE

Policia në Cecina të Italisë, ka vënë në pranga një shtetas shqiptar, i cili ka kërcënuar se do të vriste ish-gruan e tij.

Sipas mediave italiane, shqiptari kishte deklaruar me zë të lartë në publik se kishte ardhur për ta vrarë atë, e policia, duke pasur parasysh precedentët e mëparshëm për të, për dhunë në familje vendosën ta mbanin nën vëzhgim dhe ta ndiqnin.

image (11)

Pra, të shmangnin shqiptarin t’i afrohej gruas. Rreth orës 2 të mëngjesit, mbrëmjen mes të martës dhe të mërkurës, ata e bllokuan shqiptarin teksa po përpiqej të futej në shtëpinë e ish-gruas.

51 vjeçari me origjinë shqiptare me banim në Cecina, ishte ndarë nga gruaja pak kohë më parë. Por mesa duket ai nuk e ka pranuar këtë situatë.

Edhe në fillim të janarit, ai e kishte rrahur ish-in e tij, e cila përfundoi në spital me një prognozë për regjim shtrati 10 ditë.

Me këtë rast ish-bashkëshortja e kishte paditur shqiptarin për dhunë në familje. Në të njëjtën kohë u vendos edhe urdhri i mbrojtjes që 51 vjeçari të mos i afrohej gruas në një distancë të përcaktuar.

Tani është në arrest shtëpie nën akuzat për kërcënime dhe shkelje e urdhrit të mbrojtjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura