Bert Dumani: Sekretet që më rrëfeu Gabriel Garko në darkën private pas spektaklit

Oct 5, 2015 | 14:04
SHPËRNDAJE

44

Shumë personazhe VIP arritën të shkrepnin një foto në Pallatin e Kongreseve me seks-simbolin e kinemasë italianë, Gabriel Garko, i cili erdhi në Tiranë në pozicionin e kryetarit të jurisë, duke shpallur fituese Megi Lukën. Ndërsa Bert Dumani pati fatin që jo vetëm ta intervistonte në skenën e “Miss Universe”, si moderator i këtij spektakli të rëndësishëm bukurie, por më pas të bashkoheshin në një darkë private, në një nga restorantet e njohura në Tiranë. Përveç rrëfimit të tij të hapur gjatë intervistës, natyrisht që disa biseda pak më personale ai i kishte rezervuar t’ia rrëfente privatisht Dumanit, ndërsa darkonin.

“Ishte i natyrshëm, i thjeshtë dhe i hapur për të treguar sekretet e një sekssimboli. Më tregoi gjatë darkës se lista e femrave të jetës së tij deri tani ka shkuar në 34, dhe se nuk i praktikon marrëdhëniet ‘one night stand’”, tregon Berti. Natyrisht edhe në natën e qëndrimit të tij në Tiranë, pati vajza që iu afruan e që i vinin rrotull, por ai nuk shfaqi interes për ndonjërën, qoftë edhe për një natë. Zakonisht personazhe të tillë të showbizz-it italian shquhen për mendjemadhësi dhe arrogancë, kur vendosen para një moderatori që nuk ngurron të hyjë dhe në skutat e tyre më të errëta.

Por mesa duket 41-vjeçari Garko ishte përgatitur për të kundërtën, për të qenë aq i thjeshtë, sa dhe veshjes nuk i kishte kushtuar rëndësinë e duhur. “Nuk e di përse kishte ardhur me veshje aq ‘casual’ për këtë spektakël, ndoshta se veshja sportive është stili i tij”, tha Berti. Përsa i përket dukjes së tij fizike, Berti tregoi se e kishte ruajtur mirë pamjen, edhe pse nuk ishte në formën e tij më mirë. “Di të them që ndryshe nga personazhet tanë publikë, që shpesh kërkojnë të diktojnë pyetjet, ai nuk pati asnjë kërkesë për intervistën që kisha përpiluar.” Në intervistën disa minutëshe, Garko foli për shumë momente të jetës së tij. Për marrëdhëniet me ish-të dashurat, ai tha se me disa ka mbetur mik e disa jo, pasi nuk është e lehtë të mbetesh mik pas një lidhjeje. Ndërsa pyetjes nëse e imagjinon veten si baba, iu përgjigj: “Si baba po. Problemi është të gjesh nënën”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura