Berlusconi ngatërron miting, largohet i turpëruar pas 5 minutash

May 30, 2015 | 20:54
SHPËRNDAJE

Silvio Berlusconi mbrëmë ka marrë pjesë në një takim elektoral të organizuar nga kandidati i majtë që garon për zgjedhjet për Qytetin e Segrate (Milano).

Sipas “Ansa”, Berlusconi qëndroi atje për rreth pesë minuta “para se të kuptonte se ishte ne vendin e gabuar dhe se takimi elektoral nuk ishte për kandidatin e qendrës. 

Silvio Berlusconi, foto e publikuar nga “Ansa”
 

“Si quhet kandidati”- i pyet Berlusconi të pranishmit. “Paolo!”- u përgjigjen ata.

“Paolo? Në rregull, të dielën gjeni pak kohë dhe shkoni e votojeni”- apeloi Berlusconi.

Por ishte kandidati, Paolo Micheli i cili në rrjetet sociale rrëfeu atë që kishte ndodhur.

“Ishte një takim festiv në rrugë i listës civile, ku mungonin flamujtë partiakë. Gjithçka ka ndodhur rreth orës 23:00. Berlusconi zbriti dhe pasi foli pak me të rinjtë, u kërkoi që të votonin kandidatin tonë”- shkruan ai.

Vetëm pas 5 minutash, ish-kryeministri, është larguar në siklet disa qindra metra m♪7 tutje, aty ku zhvillohej takimi për prezantimin e Tecla Fraschini, kandidates së mbështetur nga “Forza Italia” e Berlusconi-t.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura