Berishës i interesonte eliminimi i Azemit? Ismet Haxhia i përgjigjet Fatos Klosit: Njerëzit që kontrollonte ai…

Mar 4, 2018 | 10:41
SHPËRNDAJE

ARISTIR LUMEZI/ Në vijim të rrëfimit të tij për gazetën “Panorama”, Ismet Haxhia, vellai i Izet Haxhise jep versionin e tij lidhur me vrasjen e Azem Hajdarit dhe i pergjigjet akuzave te forta te ish-kreut te SHISH-it, Fatos Klosi, ne replike me vellane e tij.

hajdari berisha1

Pyetjes se “Fatos Klosi thotë se vrasësit e Azem Hajdarit i kanë thënë se ata kanë qenë në hasmëri me Azemin, ndërsa Sali Berisha kishte interes nga eliminimi i tij. Si i gjykoni ju këto thënie, si i përfshirë në dënimin për këtë vrasje?”, Haxhia i jep kete pergjigje:

“Sipas meje, shumë njerëz që kontrollonte Berisha ishin në hasmëri me Haklajt, sepse i përdori Berisha për të realizuar krimet e tij politike, sepse ai nuk e pranonte dot lëshimin e Tropojës në duart e socialistëve”.

Sipas tij, “Haklajt ishin përkrahës të socialistëve. Dhe ishin po socialistët që i goditën dhe i likuiduan Haklajt me strukturat e Klosit dhe të Policisë së Shtetit. Ka pasur njerëz që ishin me bindje të djathta, që merrnin pjesë si udhërrëfyes, por ekzekutorët ishin gjithmonë nga strukturat e shtetit”.

PANORAMA

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura