Berishës i “dhimbset” Nishani: Rezidencat shtetërore përdoren për orgjitë e Ramës dhe Koçove

Jul 29, 2015 | 22:15
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri dhe tashmë deputet i PD-së, Sali Berisha ka reaguar ashpër, edhe pse me pak vonesë, për çështjen e Presidentit Nishani, i cili është detyruar që të pushojë nëpër hotele, për shkak se nuk i është dhënë rezidenca shtetërore në Dhërmi.

berisha-nishaniBerisha, në një status në “Facebook” ka sulmuar drejtpërdrejt qeverinë, duke i quajtur krerët e saj si ordinerë që nuk njohin as ligj dhe as moral.  

“Edi Rama sillet ndaj shtetit dhe kryetarit të tij, Kushtetutës dhe ligjeve të vendit si një ordiner që nuk njeh shtetin dhe kryetarin e tij; nuk njeh Kushtetutën dhe ligjet e vendit, por edhe asnjë normë morale, etike të një zyrtari, pa lërë më të një qeveritari”, shkruan Berisha.

“Me urdhër antiligjor të Ramës, drejtoresha e Drejtorisë së Rezidencave Shtetërore, që në fakt i ka shndërruar ato në rezidenca personale të Ramës, Koçove e suitës së tij dhe orgjive të tyre, nuk lejon Presidentin e vendit, kreun e shtetit në njërën prej tyre”, shkruan më tej Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura