Berisha zbulon takimin e fshehtë të Thaçit me Aleksandër Vuçiç. Tregon vendin dhe bisedën midis tyre

Feb 28, 2020 | 18:52
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon Presidentin aktual të Kosovës, Hashim Thaçi se ka zhvilluar takime sekrete në Romë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Sali Berisha1

Gjatë një interviste për mediat kosovare, tha se në këto takime është diskutuar edhe për shkëmbim territoresh.

“Ka një akuzë nga një diplomat, unë e kam njohur dikur atë, është një diplomat shumë serioz, z. Huper, i cili thotë se ekziston marrëveshja për kufijtë, për ndarjen. Ka të dhëna të tjera të cilat… në Romë është bërë një takim sekret midis Vuçiçit dhe argatit të tij, “Miladinit shqipfolës”. Për hir të së vërtetës, Vuçiçi si shtetar ka mbajtur ambasadorin e tij aty, kurse argati i ka thënë ambasadorit dil jashtë ti, ka nxjerrë ambasadorin e tij…. Apo takimet në Davos, apo takime të tjera… Pra, në këtë aspekt, ai (Hashim Thaçi) e ka konsumuar sipas të gjithë terminologjisë botërore për tradhtinë, aktin e tradhtisë së lartë kombëtare. Këtë e quan çdo fjalor i botës”, ka thënë Berisha.

Sipas Berishës, kësaj valleje i është bashkëngjitur Edi Rama ngaqë ai nuk ka interes shqiptar, madje e ka quajtur anti-shqiptar dhe se nuk ka të drejtë të përzihet në vendimet e burrështetasve të Kosovës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura