Berisha zbulon sloganin e protestës së 7 korrikut: “Shqipëria në rrezik! Ç’duhet të bëjmë?”

Jun 28, 2022 | 17:12
SHPËRNDAJE

“Shqipëria në rrezik! Ç’duhet të bëjmë”- Ky është mesazhi që përcjell protesta e 7 korrikut e thirrur nga Sali Berisha.  

BErisha

Në një njoftim, PD thotë se Fronti Për Shpëtimin e Shqipërisë organizon bashkëbisedimin e dytë me Kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha.

“Në orën 18.00 aktivistë, përfaqësues të grupeve të interesit dhe zëra kritikë, do të diskutojnë mbi bashkimin e kauzave të çdo segmenti të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit në një kauzë të madhe të përbashkët, Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë i cili thërret bashkërisht Protestën e datës 7 Korrik”, thuhet në njoftim.

289018030_596238158523957_8624133335072426324_n

Me tej ne njoftim thuhet se takimi i sotem ka si qëllim rakordimin me Kryetarin e Opozitës Sali Berisha bashkimin e të gjitha kauzave në një kauzë të përbashkët #PërShpëtim të Shqipërisë nga Axhenda e Regjimit për Rrënimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë me qëllim që për herë të parë pas kaq vjetësh më së fundi Qeveria të fillojë të ketë Frikë Popullin dhe jo më si deri tani Populli ka frikë Qeverinë! Takimi është i hapur dhe çdo kush zë aktiv apo aktivist qytetar dhe politik që mbron dhe adreson një kauzë, shqetësim publik, apo kërkon mbrojtjen e një të drejte të nëpërkëmbur ka rastin që të përfshihet në bashkimin e të gjitha kauzave si një puzle i madh që përfshin të gjithë kauzat! “SHQIPËRIA NË RREZIK #7Korrik”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura