Berisha zbulon skenarët e protestës së 6 dhjetorit dhe flet për vendimin e gjykatës për PD: Rama i ka bërë llogaritë gabim, ne nuk dorëzojmë flamurin e partisë

Nov 26, 2022 | 13:02
SHPËRNDAJE

Kreu i PD Sali Berisha tha se për protestën e 6 dhjetorit, do të ketë skenar të studiuar mirë.

“Po bëhet skenar shumë i studiuar. do përpiqemi të përfaqësojmë secilin prej jush, mendimet, ëndrrat, shkaqet që ju nxjerrin ju në protestë. Po punojnë ekipe për realizimin e tij”, tha ish kryeministri.

Në bashkëbisedimin virtual me ndjekësit, Berisha u pyet se çfarë do ndodhë nëse gjykata nuk i jep siglën e PD.

Berisha: “Rama po bën gjithcka të konfiskojë flamurin e PD. PD nuk dorëzon flamurin e saj.

Ju garantoj se Rama i ka bërë llogaritë gabim, hakmarrës primitiv, kërkon të fshijë nga historia e pluralizmin partinë që përmbysi pushtetin e etërve të tij.

Rama ka një armiqësi urrejtje të pashuar të etërve të tij ndaj kësaj partie. Nuk harron ai 20 shkurtin kur u detyrua të futej në bunker duke u dridhur kur mendonin se etërit e tij mund të tërhiqeshin zvarrë njësoj si diktatori. Mendon se mund të hakmerret por i ka bërë llogaritë gabim”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura