Berisha zbulon bisedën me Bashën pas zgjedhjeve të 2013-ës: Do bashkëpunonim me Ramën nëse…

Nov 1, 2018 | 22:22
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer bisedën që ka bërë me kreun e PD-së, Lulzim Basha pas zgjedhjeve të vitit 2013.

Sipas Berishës, nëse Rama do të këpuste lidhjet me krimin, me të, do të bënin bashkëpunim sa i takon çështjes së integrimit.

“Po ju tregoj bisedën që kam bërë me Bashën në 2013, duke i thënë që, nëse Rama këput lidhjet me krimin, ne do vendosim një bashkëpunim sa i përket çështjeve të integrimit në BE. Këtë ja kam thënë edhe Ramës në parlament: ‘Ty të amnistuan shqiptarët’. Unë ja dija lidhjet e tij me krimin. I kam thënë nëse ti këput ato lodhje do ti shërbesh vendit tënd”, tha Berisha në një intervistë në emisionin Debati në Channel One.

Sa i takon drejtimit të PD-së nga Basha, Berisha tha se me zgjedhjen e Bashës ndryshoi edhe gjenerata.

“Në PD ndodhi një ndryshim jo vetëm lidershipi, por ndryshoi edhe gjenerata. Ai përfaqëson gjeneratën e tij. Mund ta akuzosh për shumë gjera, por jo ta akuzosh se po më imiton mua. Ai ka krijuar konturin e vetë të opozitarizmit”, u shpreh ish-kryeministri.

***

“Do ta arrestojnë edhe Gjushin”/ Berisha tregon bisedën me ambasadorin e rëndësishëm

Ish-kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer “bisedën me një ambasador të rëndësishëm” për Vangjush Dakon, kryebashiakun e Durrësit.

berishaa

I ftuar në  emisionin “Debati në Channel One” me gazetarin Roland Qafoku, Berisha tha se ambasadori e kishte pyetur nëse do arrestonin Vangjush Dakon.

Sali Berisha: Po ju tregoj bisedën me një ambasador shumë të rëndësishëm. Erdhi në zyra dhe më tha: Do ta arrestojnë edhe Gjushin?

Unë i them: Mision i pamundur

“Pse”, më thotë.

I them: A ke dëgjuar të arrestohet ndonjëherë gjysma e njeriut, po kjo është si të arrestosh gjysmën e Ramës. Mund të arresosh Ramën, por jo gjysmën.  

“Gjushi e peshon në kandar Edi Ramën”, shtoi Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura