Berisha zbardh takimin e parë me Tom Doshin: Një i huaj më thotë se janë 200 telefonata të regjistruara të një ministri me një kriminel

Mar 12, 2015 | 8:05
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë televizive deklaroi se takimi i tij i parë me deputetin Tom Doshi ka qenë në Kuvendin e Shqipërisë, pas ndërprerjes së seancës plenare lidhur me deklaratat e tij se “Tomës ia kenë mbyll gojën edhe me vrasjen, por edhe me Shullazin”. Në një intervistë për televizionin “Ora News”, Berisha tha se ‘konfliktin’ mes Doshit dhe Metës e kishte marrë vesh muaj më përpara dhe këtë e denoncoi para mediave edhe në Parlament, duke thënë se ata do të vrasin njëri-tjetrin.

Ish-kryeministri Sali Berisha

 “Me Tom Doshin s’mbaj mend se kam folur, kurrë. Me Tom Doshin unë nuk kam folur kurrë përveçse në debatin në Parlament. Për herë të parë në memorien time, kur është ndërprerë seanca, se rastisi që i thashë, isha në foltore dhe i thashë, Tomës ja keni mbyll gojën edhe me vrasjen, por edhe me Shullazin. Ky duket se nuk i erdhi për shtat kjo e Shullazit. U ndërpre seanca dhe tha: “Jo Sali nuk është e vërtetë që jam përplasur me Shullazin, është e vërtetë tjetër që kanë dashur të më vrasin, dhe t’i e di, por kur unë do ta them ti e mbron atë”, kujtonte ai se po mbroj Ilir Metën. Kjo ishte. Më tha që është edhe deputeti yt. Nuk dija gjë për Mhillin, absolutisht. Pyes dhe ma shpjeguan të gjithë historinë”,-ka deklaruar Berisha.

Duke folur për procesin e dekriminalizimit të Kuvendit të Shqipërisë, që sipas Berishës është jetik për të ardhmen e vendit, ish-kryeministri tha se “një i huaj që përfaqëson këtu një vend, i ka thënë se janë 200 telefonata të rregjistruara të një ministri me një kriminel të damkosur në vendin e tij”.

 

Intervista e plotë e Berishës për televizionin Ora News:

-Debati politik por edhe publik është tronditur nga denoncimi i deputetit deri pak ditë i PS, i cili akuzoi drejpërsëdrejti Kryetarin e Parlamentit Ilir Meta, por dhe Kryeministrin Rama, për një mos reagim për një atentat të mundshëm ndaj tij. Keni folur edhe në Kuvend, keni debatuar me mazhorancën, keni dëshmuar dhe në Prokurori, çfarë është kjo  ngjarje në këndvështrimin tuaj?

 Së pari, dua të theksoj se, kjo ngjarje është një ngjarje unike në historinë e Shqipërisë pluraliste, por kjo është edhe një ngjarje unike në historinë e vendeve të lira. Tmerrësisht tronditëse, kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, akuzohet nga deputeti më i afërt dhe më i fuqishëm pas kryetarit të PS, Tom Doshi, se Ilir Meta ka organizuar dhe sponsorizuar eliminimin e tij dhe të një deputeti të Partisë Demokratike. Kjo ngjarje, kapitulli i dytë i saj, është më i zi se i pari, sepse kapitulli dytë është qendrimi ndaj denoncimit të deputetit Doshi. 6 muaj, Ilir Meta, Edi Rama dhe Saimir Tahiri në vend që të kërkonin ndërhyrjen e menjëhershme të Prokurorisë për të zbardhur të vërtetën e trajtuan atë si një problem midis tyre. Dhe jo vetëm aq. Por këto 6 muaj, çfarë ndodhi. Këto 6 muaj u organizuan atentate ndaj personit që me zë dhe figurë thotë se vrasjen do ta bëja për llogari të Ilir Metës, thotë se mora 20 mijë euro si paradhënie, thotë se këto mi dha një nga eksponentët më të lidhur të LSI. Kush? Fatjon Skënderi.

-Sa e besueshme mund të jetë video….

Me të gjithë këta janë bërë takime nga të gjitha palët, por video po ta shohësh dhe po ta nxjerrësh para 100 psikiatërve e psikologëve ajo është absolutisht autentike.

-Sa e besueshme mund të jetë…..

S’ka gjë më të besueshme se sa ajo mënyrë rrëfimi, se  ajo mënyrë e thjeshtë në kodin e tyre, e sigurtë, e qartë dhe unë nuk e di se ku lë dyshime ajo video. Ajo video lë dyshime vetëm tek ata që duan të fshehin krimin. Po pse Durim Bami do të thoshte se mi dha paratë Fatjon Skënderi? Kaq paska studiuar Durim Bami, që ky është kaq i afërt me çiftin Meta. Por kjo bëhet edhe më e vërtetë me kapitullin e dytë të zi. Thashë, me mbajtjen 6 muaj dhe besimin e hetimit, përpjekjen për t’i likuiduar të dy figurat kyçe të këtij krimi, edhe Durim Bamin edhe Fatjon Skënderin, me dy atentate. Dhe tjetra, kujt iu besua hetimi? Nuk u qendrua pa hetim. Hetimi iu besua kreut të PS për Tiranën. A mund të imagjinohet kjo? Kryetari i PS për Tiranën, ministri i Brendshëm thërret dorësin në zyrën e tij vetëm e vetëm për të ndryshuar mendimet e tij, thërret dorësin për t’i dhënë ato garanci që i bën të panevojshme, mbrojtjen e dëshmitarit të drejtësisë, thërret dorësin për të zhdukur çdo gjurmë të skenarit.

Të njëjtën dëshmi ndryshoi edhe Mark Frroku, i cili ka të vëllanë në proces për vrasje. Tani që Tom Doshi të deklarojë se isha në Budva, kur më merr në telefon Frroku etj, e me radhë, të sajojë dhe të stisë të gjitha këto, e vërteta është që siç thanë mediat, aty në Prokurori dëshmitari që ndryshonte dëshminë e tij i ra gota ujit përtokë. Është sjellë nga Gjermania Fatjon Skënderi. Thuhet se pas një kontakti paraprak, se këta kanë lëviz shumë, gjithë grupi i Metës, jashtë dhe brenda. Kjo është pjesë e dytë e kapitullit të zi, e treta më e keqja. Çfarë bëri Ilir Meta. Ilir Meta kërkesës më legjitime, jep dorëheqjen shko hetohu dhe kaq, pasi nuk kishim asnjë kërkesë tjetër përveçse më minimalen, je kryetar Parlamenti, por je kryetar Parlamenti që nuk të njeh kush për ndershmërinë tënde. ‎Pra, Ilir Meta akuzohet tani për të tretën herë. Ka një rrugë për çdo njeri, pavarësisht nga antecedentët, rruga e drejtësisë.

-Ka një proces hetimor Zoti Berisha…..

Procesin hetimor e mbylli Saimir Tahiri, e mbylli Edi Rama që tha ishte një aktor Durim Bami, duket se dhe Rama e ka takuar gjersa na shpalli se ishte një aktor. Pra, çfarë bën nga ana tjetër Ilir Meta? Ilir Meta nxori skenarin e akuzave ndaj  opozitës. Zotëri, nëse do të besohet Ilir Meta, që thotë se Tom Doshi më ka akuzuar mua personalisht vetëm pasi u përjashtua nga grupi i Partisë Socialiste, atëherë çfarë del? Del që këta ishin skllevërit e mi. Edi Rama, Ilir Meta, Saimir Tahiri punuan 6 muaj për të fshehur krimin, për të cilin, unë sipas tij isha akuzuar nga Tom Doshi. Po ka njëri logjikë njerëzore mbi tokë që e pranon këtë? Ka njëri me dy pare mend që i nxjerr publikut një gjë të tillë turpëruese për të. Shkojmë më tutje. Nuk jap dorëheqjen tha se e dhashë njëherë për videon e Shkëlzenit. Atëherë, sipas kësaj del që Shkëlzeni ka qenë i filmuar me Metën në atë aferë. Po Edi Rama, Tom Doshi, Dritan Prifti dhe të gjithë në montimin e videos më akuzuan mua në krye të videos, që u detyruan të nesërmen unanimisht ta përgënjeshtrojnë. Dhe do të kursenin ata po të ketë pasur një video për Shklëlzenin, dhe do të pranonte Ilir Meta që për djalin tim të jepte dorëheqjen. Këto janë marrëzira që vetëm ai i thotë, i mbyturi që do të kapet në çdo gjë për të kaluar lumin. Tjetër, në Parlament deklarova se çfarë bëri, në projektin e tyre për t’ia faturuar opozitës, dhe pse dështoi atentati, Ilir Meta takon familjarët e Mhill Fufit, dhe u thotë vëllai yt duhet të ruhet nga Sali Berisha se ka ndërmend ta eliminojë. Unë nuk kam pas asgjë kurrë ndonjëherë me Fufët.

-Keni biseduar ndonjëherë për këtë gjë me zotin Fufi?

Absolutisht jo. Sepse i kanë dhënë përgjigje vet ata Ilir Metës. S’ka pas nevojë. Borxh atyre mund t’u ketë Ilir Meta, jo unë, Partia Demokratike asgjë. Borxh atyre mund t’u ketë Ilir Meta. Nuk i di unë ato punë saktësisht, por pse ky do të thërriste, nëse ky ishte një skenar, pse nuk ia linte Prokurorisë që të hetonte, do merrte hapin e tij fatal. Se kjo fakton katërcipërisht që ai është i përfshirë në krim. T’u thotë të tjerëve që, Sali Berisha ka ndërmend të eliminojë vëllain tuaj. Janë pra, të gjitha këto rrethana që e bëjnë dy herë më dramatik skenarin e përgatitur prej tij. Ndaj dhe akuza më e rëndë e bërë, edhe vendet më të mëdha të botës do të tronditeshin nga një skandal i tillë. Kurse këta përpiqen ta kalojnë topin sikur s’ka ndodhur asgjë, se dhe opozitën e paskemi të pafajshme tani që po u mbarojnë argumentat.

-Çfarë ndodhi që u acarua në këtë mënyrë marrëdhënia juaj me zotin Meta?

 Absolutisht, unë jam sot ai që kam qenë ditën e parë që kam hyrë në Parlament. Por, çfarë ndodhi? Ndodhi ajo që unë publikisht në emrin publik dhe interesin e gjithë shqiptarëve i kam kërkuar Ilir Metës të japë dorëheqjen dhe të shkojë të konfrontohet me drejtësinë, pasi janë më shumë se dy kancelari të larta dhe institucione që kanë kërkuar që dosja e tij të shkojë në drejtësi. Ajo ishte dosja që Edi Rama ka dërguar në këto institucione dhe unë, po në emër të interesit publik, i them atij se ti nuk mund të jesh peng dhe skllav i kreut të qeverisë.

  -Nuk është diçka personale?

 Në mënyrë absolute asgjë personale, kurrë, s’mund të ketë. Në politikë, unë s’mund të kem gjëra personale, harroje se mund të kem të tilla. Por i kam insistuar dy tre herë pse? Sepse e kam parë që ka katandisur Parlamentin në një institucion që vetë ata, mazhoranca përpiqet ta diskretitojë çdo seancë e më shumë. Nuk kam asgjë me të. Por kjo është gjë e madhe. Edi Ramës i kanë kërkuar vendosjen para drejtësisë së Ilir Metës, dhe këtë e kam nga disa burime. Madje, kam edhe nga burim të para tre ditëve, dhe të huaja, jo vendi. Atëherë Ilir Meta shkon jep dorëheqjen, i thotë atyre vendeve, ose atyre institucioneve, sillni prokurorët dhe hetuesit tuaj dhe të hetohem.

 -Po me Tom Doshin zoti Berisha, keni komunikim, sepse çdo ditë e dëgjojmë dhe zotin Rama, edhe zotin Meta apo eksponentë të Partisë Socialiste apo LSI se, tashmë Tom Doshi është deputet i opozitës dhe kanë shkuar edhe në idenë se gjithçka është e kordinuar me ju?

 Me Tom Doshin s’mbaj mend se kam folur, kurrë. Me Tom Doshin unë nuk kam folur kurrë përveçse në debatin në Parlament. Për herë të parë në memorien time, kur është ndërprerë seanca, se rastisi që i thashë, isha në foltore dhe i thashë, Tomës ja keni mbyll gojën edhe me vrasjen, por edhe me Shullazin. Ky duket se nuk i erdhi për shtat kjo e Shullazit. U ndërpre seanca dhe tha: “Jo Sali nuk është e vërtetë që jam përplasur me Shullazin, është e vërtetë tjetër që kanë dashur të më vrasin, dhe t’i e di, por kur unë do ta them ti e mbron atë”, kujtonte ai se po mbroj Ilir Metën. Kjo ishte. Më tha që është edhe deputeti yt. Nuk dija gjë për Mhillin, absolutisht. Pyes dhe ma shpjeguan të gjithë historinë. Pjesën e Tomës dhe të Ilirit e kisha marrë vesh muaj përpara dhe e denoncova dhe para gazetarëve, edhe në Parlament, thashë që do të vrasin njëri-tjetrin. E bëra atë në emër të interesit publik. Pra, nuk ka asgjë më qesharake se të përpiqesh të shesësh Tom Doshin si deputet të PD. E di që kanë bërë përpjekje të mëdha për të bindur njerëz të huaj dhe vendas, se Toma po kalon në Partinë Demokratike. Zero, asnjë lloj komunikimi.

 -Zoti Berisha mos u nxitua pak opozita që u përfshi kaq fortë në këtë debat? Jo me kërkesën për zotin Meta por në qendrimin e herëpashershëm mund ta linte si çështje të mazhorancës dhe të përfitonte politikisht.

 Ajo si çështje e mazhorancës mbeti gjashtë muaj, dhe unë e thashë edhe më parë është një nga gjërat më skandaloze. Opozita foli vetëm kur çështja mori dhenë. Unë nuk deklarova në parlament se Ilir Meta ka dashur të vrasë Tom Doshin dhe nuk e bëra jo se nuk e kisha mësuar këtë gjë por sepse Tom Doshi ose Ilir Meta mund të thoshin se nuk është kurrë e vërtetë. Ose mund të dilte Toma mund të thoshte që jo s’është e vërtetë. Kështu që ky skandal shpërtheu vet midis tyre. Opozita është e detyruar ti shkojë deri në fund problemit. Shiko, se pa asnjë lidhje, se si bosët e krimit në krye të pushtetit u përpoqën t’ia faturonin dhe këtë  opozitës. Çfarë do bëjë opozita? Absolutisht do bëjë gjithçka.

 -Që do të thotë duke filluar nga protesta e nesërm. Si do të jetë?

 Pa diskutim, protesta do të jetë paqësore. Por ne do të bëjmë absolutisht të gjitha përpjekjet për një hetim të ndershëm dhe të pavarur.

 -Deri tani e keni parë të paktën këtë vullnet të paktën nga prokuroria? Ju keni dëshmuar?

 E kam deklaruar që në fillim. Prej guri janë ata? Unë për definicion mbështes prokurorinë pa asnjë diskutim. Dhe shkova në mënyrë absolute, pa asnjë lloj hezitimi. Por kjo është një gjë që ska ndodhur kurrë. Unë shkova, nëse i shërbejnë ato që i thashë unë, do të jem i kënaqur. Pra, në këtë aspekt jam i bindur se ata do dëshironin të bënin hetimin më serioz, por çfarë hetimi mund të bëjnë ata? Kur Edi Rama thotë që Bami isht aktor. Do ta çojë tek Luiza për të luajtur teatër me të, kur Saimir Tahiri thotë se skenari nuk ka ekzistuar, pa le çthotë mbrapa pastaj që thotë është djalë i mirë. Dhe kjo është maja e ajsbrgut, është maja. Dje u dënua Konstandin Xhuvani për katër jetë u dënua për secilin nga 9 vjet burg. Por ka vendim më të fuqishëm të krimit se sa ky? Në të drejtën penale? Ose marrim raste, dje os pardje. U gjet se, drejtori më i rëndësishëm në luftën kundër krimit dhe trafiqeve, drejtori për i rëndësishëm në drejtorinë e përgjithshme të policisë, njeriu që organizon luftën kundër trafiqeve, kundër kriminalitetit, që inflitron oficerët në misionet më të vështira dhe e mbushur administrata me persona të inkriminuar në të gjitha nivelet. Mendoj se shqiptarët sot, jeta e tyre, veprimtaria e tyre, ligji i tyre është më i kërcënuar se kurrë në çdo vend tjetër. Ndaj dhe nesër është vendimtare të mblidhemi për të dëshmuar se krimi dhe e keqja sdo na mposhti kurrë.

 -Që do të thotë?

 Unë e theksova, unë jam një protestues aty, si organizim e ka kryetari i PD, që po merret ditë e natë me të. Por çdo qytetar nesër ka detyrimin qytetar, detyrimin shoqëror, detyrimin njerëzor të jetë së bashku me të gjithë të tjerët pa dallime partiake në sheshin Skënderbej, për të protestuar për sigurinë e jetës së tij në radhë të parë, sigurinë e fëmijëve të tij. Për të protestuar gjithashtu kundër këtij muri të krimit që ngritën këta qeveritarë që në mënyrë absolute mbyll dyert e Europës si minimum dhe krijon një pasiguri të tillë sa që është pesë-fishuar numri i shqiptarëve që po largohen nga Shqipëria dhe po kërkojnë azil politik jhe asnjëri se fiton. Por është shumë e shumë më i madh numri i familjeve shqiptare që për shkaqe sigurie mendojnë të largohen vetë ose fëmijët e tyre. Pra, kjo protestë është sinjali më i fuqishëm që nga viti 91 për qeveritarët që lozin me krimin, për byrazerët e krimit në krye të ekzekutivit se mbi ne nuk mund të kaloni.

 -Do të jeni nesër në seancë?

 Të gjitha vendimet do të merren nga ora 5 e tutje, sepse janë duke planifikuar mbledhje, unë do jem aty ku të caktojë grupi parlamentar dhe Partia Demokratike. Unë shpresoj që nesër mbarë qytetarët të lënë punën, dhe të vijnë në këtë protestë sepse asgjë nuk kërcënon më shumë punën e tyre, jetën e tyre se sa krimi i organizuar në krye të qeverisë dhe parlamentit.

 -Zoti Berisha ka pasur një deklaratë nga zoti Balla që i këroi prokurorisë për nxitje të dhunës duke iu referuar asaj që do ndodhë nesër?

 Është pjesë e paketës së krimit. Ju i dini ato që unë atë në procesin e dekriminalizimit ai është pjesë e paketës së krimit, ai ka anteçedntët e tij dhe nuk kam asnjë impreison ndaj thirrjeve të tij.

 -Qoftë dhe për pjesën mjekësore që foli?

 Unë po thenm që ai është pjesë e krimit. Ai është nga ata parlamentarë i cili ka rekorde. Ke dëgjuar kur flasin për rekorde kriminale. Rekordet kriminale janë këto, që ka denoncime në polici, ke gjetje të tjera në sistemet e verifikimit, ky është një nga ata, dhe nuk e ka mohuar dot kurrë këtë.

 -Besoni se do të ketë një proces dekriminalizimi?

 Së pari besoj se pa këtë proces ky vend të ardhme nuk ka. Me vjen keq të bëj një parashikim të tillë por është absolutisht e vërtetë. Miqtë tanë, partnerët ndërkombëtarë po deklarojnë se Shqipëria është më problematike se ndonjëherë. Problemet janë shumë të mëdha, por gjithnjë unë jam i prirur të mbaj shpresën, të mbaj besimin. Dhe kam bindjen se qytetarët do ti japin zgjidhje këtij problemi. Pa dekriminalizimin ne nuk kemi të ardhme. Dekriminalizimi erdhi nga ata të cilët janë të lidhur kokë e këmbë me krimin, ka pasur raste sporadike përpara por kurrë nuk ka qenë problem. Kjo është e vërteta, kurse tani ka muaj të tërë që në çdo seancë parlamenti, në çdo studio televizive, në çdo tavolinë, nuk diskutohet gjë tjetër vetëm dekriminalizimi. Pse? Në mënyrën më aparente krimi ka kapur Parlamentin. Sepse atyre ua u dinë por ka shumë më tepër në institucione të tjera. Pse erdhi kjo? A nuk erdhën këta me moton, nuk u mjaftuan lidhjet e tyre, a nuk dolën këta me moton “fëlliqësira të të gjitha kohërave bashkohuni për të përmbysur Sali Berishën”. Dhe kjo ndodhi, ata u bashkuan, ata kishin pare, ata kishin lidhje, ata blenë vota, ata kryen veprime, tani ata janë në pushtet. Ku janë? Janë në qeveri. Do tu them një gjë tjetër.

Një i huaj që përfaqëson këtu një vend më thotë se janë 200 telefonata të rregjistruara të një ministri me një kriminel të damkosur në vendin e tij. 200 telefonata dhe të jeni të sigurtë që kjo ëhstë e vërtetë. Pra, a do ecim ne në këtë mënyrë? Nëse do të jemi shoqëri që do përfaqësohmi me krimin, unë i garantoj shqiptarët se ne të ardhme nuk kemi, por ne duhet të përfaqësohemi me vlerat që kemi. Ndaj dhe nesër fillojmë dhe opozita jam i bindur që do të luajë rolin e saj.

 -Do ti qendroni asaj që duhn zgjedhje të parakoshme?

 Absolutisht me këtë situatë, me këtë mënyrë situata është e pashpresë. Do më falni, si filloi kronika e krimit në Shqipëri, filloi me aeroplanët e drogës që u cilësuan si mushkonja, vazhdoi me uzinat e drogës, vazhdoi tani me skenarët e varsjeve. Ka vetëm kriminalitet, vepra kriminale. Merr shkallët se si u ngjitën ndaj dhe askush nuk ka të drejtë të ankohet nëse nuk jep kontributin në luftën kundër tij. Por a është e mundur? Plotësisht e mundur. Pse do paraqitemi një shoqëri e inkriminuar, pse do përfaqësohemi ne nga kriminelë, nga vrasës, nga trafikatë, ku shkojmë ne kështu? Ne jemi në një moment të një vendimi do të thosha më të rëndësishmmit në ekzistencën tonë. Do pranojmë ne të na tërheqë zvarrë krimi i organizuar? Qeveritarët e lidhur me krimin? Apo do kërkojmë të jemi dhe ne qytetarë të lirë, të votojmë të lirë, të kemi jetën tonë të sigurtë, të fëmijëve tanë, të ndërtojmë të ardhmen këtu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura