Berisha: Ylli, miliarder që humbi mandatin se shkeli Kushtetutën

Jun 13, 2013 | 11:26
SHPËRNDAJE

Kryeministri Berisha ka ftuar banorët e Policanit të votojnë kandidaturën e PD, duke akuzuar kandidatin e PS-së, Fidel Ylli.

“Ylli është miliarder që humbi mandatin në parlament se radion ia dha motrës duke shkelur Kushtetutën dhe e beri milionere brenda natës, Astrit Velia është biznesmen, por me paratë e tij hapi universitetin e parë në vend me tarifa publike për ju, për Beratin, Skraparin e mbarë vendin. Besoj se kjo përbën një dallim të madh midis vlerave, atdhetarizmit dhe respektit karshi jush, kundër makutërisë e pangopësisë së Yllit”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura