Berisha: Vendimi i parë i Qeverisë së PD do jetë heqja e traut nga Rruga e Kombit, Rama do shpallet tradhtar!

Nov 26, 2022 | 12:40
SHPËRNDAJE

Sali Berisha-vKryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë të ditur se në mbledhjen e parë të qeverisë, kur ai të vij në pushtet, do miratojë vendimin për të hequr traun që lidh Shqipërinë me Kosovën, me rrugën e Kombit.

Berisha tha se trau do hiqet, ndërkohë që ai që e miratoi këtë vendim do shpallet si “tradhtar”.

“Ne mbledhjen e parë të qeverise do hiqet trau për Rrugën e Kombit, ai qe e vendosi traun do behet përgjegjës për tradhti”, tha Berisha.

Ndërkaq, ish-kryeministri i ka bërë thirrje profesionisteve të lirë që të mos e paguajnë taksën e re që ka vendosur qeveria për ta.

Berisha ka theksuar se opozita nuk e njeh këtë taksë për profesionet e lira dhe se ajo do të hiqet.

Madje ai e ka cilësuar si përpjekje për t’i larguar ata nga Shqipëria.

“Taksat për profesionet e lira nuk njihen nga opozita, ndaj i bëj thirrje profesionistëve të lirë mos paguani asnjë takse. Është përpjekje për t’i larguar nga Shqipëria”, tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura