Berisha: Veliaj ministri i griseldave, do jetë kurbani i radhës i Ramës

Apr 30, 2015 | 13:16
SHPËRNDAJE

Ish kryeministri Sali Berisha ka sulmuar sot kreun e qeverisë, për ‘thëniet e ditës’ të Halim Kosovës që Rama poston çdo mbrëmje në facebook.

Ish kryeministri Berisha

Berisha shkruan se Veliaj do të jetë kurbani i radhës i Edi Ramës, teksa e quan atë ministrin e Griseldave, duke kujtuar ngjarjen e pak viteve më parë të kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, të cilit gruaja i sajoi një pengmarrje.

Për këtë rast në atë kohë Veliaj i bëri një letër të gjitha ambasadave të huaja në Tiranë ku akuzonte Berishën se kishte organizuar pengmarrjen e gruas shtatzënë të kryebashkiakut të Kavajës vetëm se Elvis Roshi fitoi në zonën bastion të demokratëve.

Statusi i Berishës

Dr. Halim Kosova po e ben Ramen zeher, po e le pa gjume. Reputacioni, vlerat morale, pelqyeshmeria, popullariteti i larte dhe fushata e tij bindese dhe e njerezishme ka shkaktuar makth te vertete e panik te madh te Rama dhe ministri i tij i mireqenies personale.

Keshtu, Edi Rama cdo dite e me shume ndjen veten dhe ministrin e tij si njerez te dale boje nga mashtrimet e tyre elektorale, heqja masive e njerezve nga ndihma ekonomike dhe zgjatja me dy vjet e daljes ne pension, eksodi masiv i shqiptareve. Ai vuan shume kur sheh diferencen e madhe ne preferencat e qytetareve midis Veliajt, qe ndan me te vellane parate e ndihmes per te varferit, dhe Kosoves, qe ka nje jete ne sherbim me perkushtim ndaj qytetareve.

Rama vet dhe me kurbanin e tij te radhes, Erionin, ngjallin, me premtimet e tyre tek njerezit ne kete kohe, eksoda, qe sipas tij vjen nga varferia e qytetareve ne aspirata, zhgenjim, trishtim e mosbesim me te madh se kurre. Pak eshte me thene, po njerezit qe rropaten cdo dite me dhimbjet e skamjes dhe mjerimit nuk duan as ti degjojne fare emrat e tyre.

Ne keto rrethana dhe duke parandjere gjithnje e me shume humbjen, Rama ka zgjedhur te bej cdo dite hokatarin banal. Ndaj dhe ai boton perdite ne FB e tij trillimin bajat e vulgar te radhes per Dr. Halim Kosoven, duke i atribuar atij thenie qe nuk i ka thene kurre ose veprime qe nuk i ka bere kurre, dhe duke i ilustruar ato me foto qe deshmojne gjendjen e tij tejet te rende psiqike.

Rama, qe ne fakt nuk eshte sheruar dot kurre, madje as pas zgjedhjeve te 23 qershorit, nga trauma e madhe e disfates personale te majit te vitit 2011 ne Tirane, deshmon me mufkat e tij te perditshme qe te çojne neveri, jo vetem nivelin e tij intelektual ordiner e mjeran por dhe panikun e madh, qe e ka kapluar ate dhe ministrin e tij te griseldave dhe dasmave me dy raunde, nga Dr. Halim Kosova, njeriu i vlerave, punes dhe suksesit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura