Berisha: Vdekja e Zhegës, humbje e madhe

Jun 14, 2012 | 15:21
SHPËRNDAJE

TIRANE- Humbje te madhe per sportin shqiptar e ka quajtur kryeministri Sali Berisha, ndarjen nga jeta te ish trajnerit të ekipit kombëtar të futbollit Mehdin Zhega.

Permes nje mesazhi ai ka ngushelluar familjaret e tij dhe ka shprehur dhimbjen per humbjen.

“Është  vështirë sot të shpreh me fjalë dhimbjen dhe pikellimin tim për këtë humbje të madhe për sportin shqiptar. Gjate karrierës se tij si sportist dhe trajner, Mehdini, ish-futbollist ylli  i Vllaznisë, Dinamos dhe ekipit kombëtar na beri të përjetojmë momente të paharrueshme  me lojën, talentin dhe kompetencën e tij. Në drejtimin e kombëtares shqiptare Mehdini, me mjeshtërinë  e tij, organizimin, disiplinën  ja doli qe ekipi ynë të luaj ndeshje të shkëlqyera që mbahen gjithnjë mend nga simpatizantët e saj në Shqipëri dhe jashtë saj”- thuhet ne mesazh.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura