Berisha tregon se si bashkëpunonte me Edi Ramën kundër Fatos Nanos

Oct 5, 2016 | 11:15
SHPËRNDAJE

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha sot në “Studion e Hapur” se ai dikur ka bashkëpunuar me Edi Ramën. Bëhet fjalë për vitet 2004-2005.

Berisha123Berisha tha se ai bashkëpunoi me Ramën përmes lëvizjes “Mjaft” për të rrëzuar Fatos Nanon nga pushtetit.

“Kam bashkëpunuar me të, jo drepërdrejt por përmes lëvizjes “Mjaft” për të rrëzuar Nanon nga pushteti”, tha Berisha.

I pyetur nga gazetarët për akuzat që i ka bërë në atë kohë Nanos, Berisha tha se vlerësoi dorëheqjen e tij e cila shërbeu për Partisë Socialiste dhe Shqipërinë përmes rotacionit politik.

Berisha habit me deklaratën e tij: Nuk do të ketë zgjedhje vitin tjetër

Ish-kryeministri Sali Berisha ka habitur me një deklaratë të tijën në “Studio e Hapur” të “News24” duke thënë se vitin tjetër nuk do të ketë zgjedhje.

berisha per klan“Nuk do të ketë vitin tjetër zgjedhje. Dibra e tregoi këtë. Ka kanabis, por zgjedhje nuk do të ketë”, tha Berisha duke krijuar idenë se PD-ja mund të humbasë në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura