Berisha tregon ku u mor vendimi për lënien e mandatit nga Tahiri: Ishte një takim i fshehtë…

May 3, 2018 | 11:34
SHPËRNDAJE

Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar lënien e mandatit nga ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i akuzuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për trafik ndërkombëtar droge.

berisha deklarate per mediat

Në një prononcim për mediat, pasi opozita braktisi Kuvendin, Berisha tha se vendimi është marrë në takimin e fshehtë në spitalin privat mes Tahirit dhe Ramës.

“Dorëzimi i mandatit të Tahirit është dëshmi e forcës së krimit. Atë që nuk e bëri dot Parlamenti, e bëri Saimir trafiku. E gjykoni ju: në vend që një Kuvend të ketë forcën për të hequr mandatin, nuk ia hoqi dot. Një takim i fshehtë është paralajmëruar se është bërë në një spital privat në Tiranë. Në atë takim tresh, janë bërë edhe premtime për kulla. i treti ishte Lal plehu”, tha Berisha.

Sipas tij “kjo është një fitore e mbarë qytetarëve shqiptarë dhe e opozitës që mban flamurin e dekriminalizimit të Parlamentit dhe shoqërisë. Asgjë nuk ndryshon në qoftë se njeriu që po flet tani në Parlament, që flet nga mëngjesi gjer në darkë, që mashtron qytetarët…njeriu të cilit i ka dalë boja si një psikopat dhe lider toksik. Edi Rama është pengesa e shqiptarëve drejt BE-së. Rama është gjeneratori i rekordeve më të zeza të Shqipërisë. Edi Rama është kalbësira e pushtetit në Shqipëri që duhet të hidhet sa më parë”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura