Berisha thumbon keq Ramën: Është i pa shok në Europë, shikoni se si…

2
SHPËRNDAJE
 

Emisioni Le Iene dhe gazetarja italiane Alice Martineli i janë përgjigjur akuzave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama që në një drekë në Bulqizë e quajti televizionin itanial ‘Italia Uno’, një ‘kazan’.

Kete e ka komentuar edhe ish kryeministri Sali Berisha i cili ne nje status te tij ne rrjetet sociale shkruan:

“Eshte i pa shok ne Europe!!

berisha

Shikoni se si i merre fytyren Norieges gazetarja italiane! Ky eshte vetem turp per te qene njeri, pa lere .. ..

Lexoni me poshte shkrimin e gazetarit. sb”

Pergjigja e gazetes

“Rama e quajti kazan ‘Italia Uno-n’, vjen përgjigja e Le Iene: Shiheni mirë reportazhin dhe çfarë do të bëni për ta?

Emisioni Le Iene dhe gazetarja italiane Alice Martineli i janë përgjigjur akuzave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama që në një drekë në Bulqizë e quajti televizionin itanial ‘Italia Uno’, një ‘kazan’.
I mësuar të fyejë mediat dhe gazetarët në Shqipëri, Rama tani po kërkon vëmendje edhe jashtë kufijve të vendit. Emisioni Le Iene tregoi vuajtjet dhe atë se çfarë heqin fëmijët në Bulqizë për të ndihmuar familjet, por për Edi Ramën ato ishin pamje të vjetra.
Sot ka ardhur edhe reagimi i gazetares Alice Martineli që ishte në Bulqizë dhe realizoi reportazhin me fëmijët që punojnë për të mbledhur krom, për 2-3 mijë lekë të vjetra në ditë.

Reagimi i gazetares italiane, Alice Martineli:

Dikush është bezdisur nga shërbimi ynë për fëmijët shqiptarë që mbledhin krom. Edi Rama, kryeministri shqiptar, gjatë një paserele para kamerave thotë se Le Iene është “një program plehrash” dhe na akuzon se kemi realizuar “një reportazh m… me pamje të vjetra, mbi një fenomet që nuk ekziston më”.

I dashur kryeministër Edi Rama, e kuptoj që reportazhi ynë nuk ju ka pëlqyer, por për diçka duhet të jeni i qetë: Është xhiruar midis 14 e 17 tetorit 2017, as një muaj më parë. Nëse pamjet që keni parë nuk ju mjaftojnë (në 90% të tyre shfaqem unë, si mund të jetë shërbim i vjetër?), kemi të gjitha provat që e demonstrojnë: filmime e fotografi me data, kuponë e fatura nga qëndrimi ynë.

Por më thoni, meqënëse mund t’jua demonstrojmë që gjithçka është e vërtetë dhe aktuale, ju tani do të bëni diçka për fëmijët e Bulqizës dhe familjet e tyre? Sepse ne i pamë me sytë tanë teksa mbledhin gurë për t’i shitur më pas me 10 cent kilogrami.

Ashtu siç pamë që, kur bie nata, një pjesë e qytetit është krejtësisht në errësirë. Dhe që kushtet strukturore dhe higjienike të disa shtëpive janë të tmerrshme.
Ju çfarë mendoni të bëni?
Alice Martinelli”

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakBefason John Alite, mafiozi i penduar, poston këngët e reperit shqiptar
Artikulli tjetërIsh-ministri zbulon 'planin' e Ramës: Si do pastrohen paratë e drogës, çfarë do të arrijë me Tahirin

2 KOMENTET

  1. Z.Berisha jam nga Bulqiza. Është paturpësi që të pshtyni gazetarët dhe të shqyheni njeri me tjetrin, pa bër asgjë tmirë për kët vend, por veç keq. Bulqiza asht një nga zonat më të varfra të Shqipris, ku mafja e mineraleve e drejtuar nga partitë tuaja, bën namin. Fëmijët e Bulqizës punonin dhe vdisnin në minierë edhe në qeverrisjen tande, por ti nuk bërë asgjë, për ta, por vetëm për baronët e mafjes që shqyenin një pasuri të paçmueshme të popullit të Bulqizës. Licencat e tyre dilnin nga zyra jote.
    Z. Berisha un që po të shkruaj jam nga një fis me voglushin Flavio Deliu, që vrave në Gërdec për të pasuru djalin, mafjen dhe grekët si Delijorgji. Të tjer kalamaj të zonës i fusje në uzinën tënde për 1000 lek ditën që të demontonin kapsollat. Gazetën e Ameriks e quaje letër higjenike dhe sot çuni not jeton mes luksit të shfrenum pa punu nji dit të vetme, ndërsa nana e Flavio Deliut është shkatërru komplet si njeri.
    Boll tallt b.. me hallet e ktij populli!

PËRGJIGJU