Berisha tha se të huajt nuk kanë uruar asnjëherë për zgjedhjen e kreut të PD-së, por çfarë shkruante PPE një vit më parë për Lulzim Bashën

May 26, 2022 | 21:27
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur sot se pse asnjë nga ambasadat e Bashkimit Europian nuk e kanë uruar pas zgjedhjes në krye të Partisë Demokratike.

Gjatë një prononcimi për mediat, ai deklaroi se sa herë që është zgjedhur kryetari i PD-së, nuk ka pasur asnjë urim.

Por duket se kjo nuk është absolutisht e vërtetë. Në qershor të vitit 2021 kur u zgjodh Lulzim Basha kryetar i PD-së, Partitë Popullore Europiane e kanë uruar me anë të një postimi në Twitter.

“Le të vazhdojmë bashkëpunimin tonë, dhe sëbashku të luftojmë për një Shqipëri demokratike dhe Europiane” – shkruante PPE asokohe.

61b28cef-2483-4c1e-a255-be0ef66f37b0
Reagimi i PPE nje vit me pare per zgjedhjen e Lulzim Bashes ne krye te PD-se

Për zgjedhjet e zhvilluara nga Komisioni i Rithemelimit më 22 maj kur u zgjodh Berisha kryetar i PD-së, PPE nuk ka mbajtur ende një qëndrim.

Më 31 maj, Partitë Popullore Europiane do të zhvillojnë një takim ku pjesë e axhendës do të jetë edhe situata e trazuar brenda Partisë Demokratike.

Mësohet se PD do të përfaqësohet në këtë mbledhje të rëndësishme të PPE-ve nga Jorida Tabaku e cila ka marrë ftesën si nënkryetarë e Partisë Demokratike, Albana Vokshi si kryetare  e Lidhjes së Gruas së PD-së, po ashtu dhe nga deputeti Belind Këlliçi, si kryetari i Forumit Rinor të PD-së.

Mësohet se nga tre deputetët e ftuar për të qenë pjesë e mbledhjes së Partive Popullore Europiane, vetëm  Jorida Tabaku ka të drejtë votë në këtë mbledhje të rëndësishme të partive si motra të PD-së.

Ndërkaq, mësohet se dy deputetët të tjerë të pozicionuar në krah të “Foltores” dhe Sali Berishës kanë marrë ftesë për të qenë prezent në këtë takim, por ata nuk kanë të drejtë vote.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura