Berisha: Takimi Rama-Fisher? Nuk kishte foto

May 20, 2013 | 15:53
SHPËRNDAJE

GJIROKASTER- Kryeministri Sali Berisha, pyetur gjate bashkebisedimit me gazetaret se si e ka ndjere veten pas takimeve qe Rama pati me presidentin e Austrise dhe Svoboden, ka thene se per te parin nuk jane publikuar foto, nderkohe per te dytin, se paguhet nga PS.

“Ndjeva keqardhjen më të thellë. Lajmi u dha, por foto nuk kishte. Nëse Rama është takuar me  presidentin Fischer dhe pasi ka dalë nga zyra kapi prej veshi një diplomat të ri, imagjino ti çfarë i ka thënë presidenti austriak vetes. Imagjino ti se çfarë ka menduar ai për një politikan shqiptar që bëri një veprim të tillë. Dhe ai zotëria e ka shndërruar fushatën e tij në fushatën e shkuljes së veshit. Shkon nga tubimi në tubim dhe u thotë më shkulni veshin. Ajo mendje që kapi për veshi diplomatin, ajo mendje i thotë t’u thotë shqiptarëve që janë të izoluar. Sa i takon takimit me Svobodën. Disa prej këtyre zotërinjve që erdhën në Tiranë dhe bënë deklarata, sot po shkruajnë kujtimet në qelitë e burgut për korrupsion.  Për mua çdo lloj vlerësimi për politikanët shqiptar është vlerësim, por kur bëhen deklarata me pagesë, ato nuk kanë asnjë vlerë.  Nëse doni deklaratata për Sali Berishën, unë mund të mbledhë 5 çdo ditë, por unë merrem me qytetarët” tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura