Non-grata nga SHBA/ A fiton PD-ja me Berishën në krye? Ish-kryeministri: Kush do vijë të garojë me mua është i mirëpritur, por fuqia ime qëndron…

Mar 27, 2022 | 12:18
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha rinisi të dielën nga Tepelena takimet e ‘Foltores’ me demokratët, te cilëve u bëri thirrje per bashkim dhe mobilizim per perballjen me qeverine, qe ai e quan “regjim”.

“Sot PD siç ka nevojë zogu për ajrin ka nevojë për bashkimin e saj. Ka nevoje që çdo anëtar, mbështetës, të lërë mënjanë çdo zemërthyerje, të bashkojë të mprehim, mobilizojmë energjitë tona për një betejë të rëndësishme që na pret përpara, betejë e regjimin më të rrezikshëm që bazon veprimtarinë e tij mbi vjedhjen e krimit, që kriza po e nxjerr çdo ditë se çfarë fatkeqësie përfaqëson për shqiptarët” u shpreh Berisha.

I pyetur nga një qytetar i pranishëm në takim, “a është pengesë ngërçi që ka PD dhe ju me SHBA për të mundur regjimin e Ramës”, Berisha u përgjigj:

“Sali Berisha u godit vetëm për t’u bërë PD-ja shtojcë e PS. Por ne shtojcë nuk bëheshim. Ju më pyesni a fiton PD-ja me Sali Berishën në krye? Unë them fiton. Në 1998 kam pasur botën kundër dhe kemi fituar. Pse fitova? Se besova te e drejta, për asgjë tjetër. Nuk kam asnjë fuqi të veçantë unë, por fuqia ime qëndron aty që unë për një kauzë të drejtë luftoj deri në fund. Kush do vijë të garojë me mua është i mirëpritur, statuti ka përcaktime të sakta, po nuk fitova unë nuk fitova. Do respektoj plotësisht vendimin, por po fitova? Ta zëmë zgjedhjet lokale humbas. Do vij të votohem te ju. Po humba zgjedhjet e përgjithshme, kryetari, unë apo kushdo të jetë tjetër nuk do votohet dot më, do largohet të japë dorëheqjen të hapë garën. Po bëjmë ndryshim të jashtëzakonshëm”, u shpreh Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura