Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si të papërshtatshëm komentin e Edi Ramës pas sulmit në aeroportin e Stambollit.
Berisha shprehet se në komentin e Ramës nuk thuhet asgjë për 36 viktimat dhe 140 personat e tjerë të plagosur.
Pak minuta pas këtë statusi të Berishës, Rama bëri një tjetër postim në Facebook ku shprehte keqardhje për vitimat e sulmit.
“Keqardhje e thelle per jetet e pafajshme te humbura ne kete tjeter akt barbar te atyre qe s’kane as Zot as shprese dhe as vend mes njerezve”, shkruan Rama.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al