Berisha sulmon ambasadoren e BE-së në Tiranë: Mbron direkt tezat e Edi Ramës

May 26, 2015 | 10:50
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha kritikoi ashpër deklaratat e mbajtura pak ditë më parë nga ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, për thirrjen që u ka bërë të rinjve shqiptarë që të kërkojnë vetë në “Google”, nëse kandidatët e partive politike në zgjedhjet lokale të 21 qershorit kanë rekorde kriminale apo jo.

 

Sali Berisha, foto marre nga profili i tij ne “Facebook”

Në një koment të gjatë të publikuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, kushtuar procesit të dekriminalizimit, Berisha shprehet se ambasadorja e BE-së me qëndrimet e saj po mban krahun e Edi Ramës. Ish-kryeministri ngre pikëpytjen nëse ajo ka një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama për këtë çështje. “Kjo eshte nje deklarate qe nuk ndihmon, madje sjell tym dhe konfuzion dhe con uje ne mullirin e Edi Rames, i cili tani, duke iu referuar ketij procesi qe ai kurre nuk i shqipton emrin, do t’ju tregoje shqiptareve Googel-in. Duke degjuar nje sygjerim te tille, te lind pyetja: a mos eshte kjo nje “marreveshje” apo mbeshtetje qe i jepet Edi Rames, duke ju servirur te rinjve Google si modus vivendi, zgjidhje te kesaj çeshtje?. Nuk e di nese eshte apo jo ekzakt, por ne rast se eshte keshtu, kjo eshte nje goditje shume e rende per kete proces jetik. Une them kete sepse, per disa çeshtje perfshire edhe kete çeshtje, ne takimet me opoziten por edhe te tjera, ambasadorja me njeanshmeri te dukshme, ka mbrojtur direkt ose indirekt, tezat e Edi Rames. I tille ka qene qendrimi i saj me çeshtjen Meta, kur ajo perpiqej te paraqiste Doshin, njelloj si Rama dhe Meta, si njeri qe ka kaluar apo do kaloje me PD”,-shkruan ish-kryeministri Berisha.

Berisha shkruan se pak ditë me pare ambasadorja e BE-së iu tha shqiptarëve se në rast së partitë politike nuk do të heqin nga listat kandidatet e inkriminuar deri më datë 13 maj, atëherë komuniteti ndërkombëtar do të bëjë publike emrat, ndërsa shton se këtë deklarata të perfaqësueses së BE-së në Shqipëri njerëzit e besuan dhe priten me interes datën 13 maj, por ndryshe ndodhi sipas tij. “Po kjo dite kaloi si nje dite e zakonshme dhe, zonja e nderuar, disa dite me vone doli ne krah te ministres Nikolla dhe kryetares se KQZ, Luzi, i ftoi te rinjte ne nje shkolle qe te lexojne ne Google per kandidatin qe do votojne.”,-deklaron Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se edhe pse nuk është një praktikë e tij që komentojë deklaratat e ambasadores së BE-së, qëndrimet janë të njëanshme dhe në mbështetje të Edi Ramës. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura