Berisha: Rama donte të vriste Doshin dhe familjarëve të tij u tha se po e organizoja unë (deklarata e plotë)

Mar 3, 2015 | 14:18
SHPËRNDAJE

Ish kryeministri Sali Berisha akuzoi kreun e Kuvendit Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama si iniciuesit e vrasjes së dy deputetëve Tom Doshi dhe Mëhill Fufi.

Berisha duke folur pas mbledhjes se grupit

Sipas tij Rama donte te eleminonte Doshin pas problemeve te shumta qe ai i ka krijuar pas fitores se zgjedhjeve ne 23 qershor. 

Kësaj radhe jo vetëm që u qelb koka por shpërtheu lemeritshëm koka e peshkut të qelbur. Si asnjëherë në historinë e këtij vendi, në 25 vitet e pluralizmit, një deputet i mazhorancës, ish mik për kokë i Edvin Kristaq Ramës, i nanurituri i madh i Ilir Metës, që e ftonte për dreka dhe darka me helikoptere qeveritare, Tom Doshi, lëshoi akuzën më të rëndë, se kreu i Parlamentit ka organizuar, ka porositur, ka paguar vrasjen e tij dhe të një deputeti të PD zotit Mhill Fufi. Le të ndalemi pak në këtë moment. Aktet më makabre, më të shëmtuara, më kriminale të kësaj akuze janë dy. Së pari, porositja e vrasjes, pagesa për vrasjen nga persni i dytë i shtetit, që është kreu i parlamentit. Së dyti, tmerrsisht përlyese, tmerrsisht akuzuese, kompromentuese është heshja si fija e barit, e Edvin Kristaq Ramës për 5 muaj me radhë, e Sajmir Tahirit dhe të gjithë anturazhit të kupolës së mazhorancës së qelbësirave në parlament dhe në qeveri. Këta kumbarë, se smund të jenë as shokë as zotërinj, e konsiderojnë qeverinë, parlamentin, jo si institucione të ligjit dhe Kushtetutës, por thjesht si shpella, si bodrume, si bunkere të mafies në pushtet. Cdo qytetar është i ftuar në këtë moment të shtrojë pyetjen se ç’ishte kjo përzgjedhje. Pse Ilir Meta zgjodhi në një anë Doshin në PS dhe Mhill Fufin në PD. Kam dëgjuar mendime, një pjesë superficiale, sipas të cilave Meta kishte inate të mëdha me Doshin. Qesharake, të turpshme.

Meta me Doshin, për një kohë të tërë, kishite aq vaj marrëdhëniet, saqe e vërteta është se Rama u bë tmerrsisht xheloz. Dhe duhet ta dini ju që Meta me Doshin në krah, e mbante Ramën për t’ja plasur zemrën 30 min në telefon se si po shijonin verën, kecat, karkalecat me Tom Doshin. Por çfarë ndodhi? E vërteta është që Doshi pas zgjedhjeve u bë njëriu më problematik për Ramën. Doshi u përlesh me Ramën egërsisht për qeverinë, për emërimet e zyrtarëve më të lartë, në të cilët, sipas tij, veriu në tërësi u përjashtua ose vëtë ai u përjashtua se s’mund të them….

Shkoni pak te restorant “Il Gusto”, muret e këtij restoranti, do të tregojnë sharjet që Doshi i bëri Sajmir Tahirit. Nuk po rri unë ti përmënd ato se gojën nuk kam ndërmënd ta bëj si ata. Por për fat, në tavolinën ku ishin katër deputetë të PS me në krye kryetarin e grupit, aty ngjitur me ta por pak më tutje ishin edhe dy miq të mi, dhe ata sado që s’donin të dëgjonin por dëgjuan cdo fjalë, cdo sharje. Kështuqë këto të dhëna i kam nga miqtë e mi që po drekonin rastësisht aty. Doshi, krijoi rebelimin dhe tha se “unë tani do ti marrë këta 5-6 deputetë dhe nuk votoj më reformat dhe se do festojmë ditëlindjen”.

Mirëpo, cilat ishin marrëdhëniet në mazhorancë? Unë i kam denoncuar në mënyrë të përsëritur këto marrëdhënie. Marrëdhëniet e Ilir Metës me Ramën ishin ato të skllavit dhe padronit të tij absolut. Pse kjo! Sepse për hir të së vërtetës, Edi Rama pas cdo udhëtimi, dhe këto i kam thënë në parlament, i sillte Metës haberin e tmerrshëm se, në Berlin, në Paris, në Bruksel dhe kudo, më kërkojnë arrestimin tënd, mbi bazën e dosjeve që vet Rama kishte dorëzuar për Metën. Unë këto i kisha denoncuar edhe në parlament. Meta, si djallëzor, do ta kapërcente këtë handicap të tmerrshëm. Dhe kishte vetëm një mënyrë dhe asnjë tjetër. Të kompromentonte Ramën në korruspion, sdo thotë asgjë, se vetë ishte 10 herë më i zhytur dhe Rama ka dokumenta të tij të shumta përfshirë edhe recente të institucioneve ndërkombëtare për bëmat e tij. Nuk funksiononte. Ajo që mund të funksiononte ishte vrasja. Lidhja e krimit, ajo është më e tmerrshmja, ajo të skllavëron, ajo të bën të mos jesh i lirë.

 Në këtë kontekst, bashkërisht vendosin, të zhvillonnë një skenar, në të cilin eliminohej fizikisht Tom Doshi për të gjithë problematikën që kishte me Ramën. Dhe Ramës kjo i ngrohte barkun. Por duhej një koncesion në këtë rast, dhe koncesioni ishte Mhill Fufi, i cili duhej eliminuar për motive primitive personale të një njëriu të zhytur në krim këmbë e kokë që ishte Ilir Meta, dhe në këtë mënyrë, Meta krijonte simetrinë por bënte edhe pas-skenarin e pas-krimit. Pra sic e shihni vendosën së bashku. Skenari dështoi sic dështoi skenari i vrasjes së Pirro Bares.

Autori mendoi se, ose ndërmjetësi mendoi se po shkonte në katastrofë në këtë mënyrë. Edhe ky person mendoi se po bënte një gjëmë të madhe për vendin, dhe nuk duhet ta bënte. Dështimi i skenarit nxjerr Ramën më lakuriq se sa fotot që keni parë në plazhet e botës. A ka kryeministër në botë që vjen ti raportojë se janë bërë dëshmitë për vrasjen, janë paguar paratë dhe ta mbajë këtë fshehtas, të mos e dekonsiprojë, të mos kërkojë zbardhjen me urgjencë të këtij krimi makabër, por përkundrazi t’i ofrojë Tomën oferta nga më të ndryshmet për të dalë jashtë partisë. Pra, të gjitha këto dëshmojnë se Rama ishte në mos porositësi miratuesi i krimit.

Tani se çfarë tha dje zoti Braho unë kam neveri të komentoj botën e krimit. Çfarë nuk u tha Meta ju. Tani është e bukur. Çfarë nuk u tha ju ai shefi i Gëzim Çelës? Gëzim Çelës së kokainës.  Është i njohur ai. Çfarë nuk u tha ai? Ai nuk u tha se ka thirrur në zyrën e tij persona të caktuar për tu thënë se Sali Berisha ka dashur, ka sponsorizuar këto dy vrasje, jo organeve shtetërore, familjarëve të personave të caktuar. Dhe ata i kanë kthyer reston. I kanë thënë: “Edhe një qime floku po i levizi këtij njeriut tonë, kudo në Shqipëri dhe në botë, do ti kesh punët siç meriton ti kesh. Por kjo pjesë e dytë do të jetë çështje e një hetimi. Ky ishte skenari, që këta do vriteshin dhe ky do thoshte këtë. Por këta nuk u vranë. Dhe tani si ti fshihte, mori thirri familjarët e tyre dhe u tha se këtë punë e ka stisur Sali Berisha. Ata në fakt ia kthyen siç e meritonte e tmerruan në zyrë. Ia kthyen siç e meritonte. Kjo është.

Zoti Berisha, akuzat e zotit Doshi janë të vërteta?
Unë uroj që të hetohet. Por që një njeri të dalë dhe të kapë tjetrin, tjetri të dëshmojë se më thanë me të vra, se më premtuan kaq pare, se më premtuan këto etj, kjo nuk ndodh kurrë. E gënjeshtërt. Kjo nuk ndodh. Gënjeu ai që desh të vriste Pirro Baren, nuk gënjen kush për krimin, hiqeni nga mendja ata që implikohen me të, ata absolutisht nuk gënjejnë.

-Atëherë zoti Agim Rama pse duhej të përfshihej në këtë histori?
Shumë thjeshtë. U duhej sepse këta pas vrasjes, vrasjet do ia faturonin Sali Berishës.  Nuk e dinë që Sali Berisha duhet të ketë një sponsor.

-Pse nuk akuzuan një  deputet tjetër të Partisë Demokratike por ju?
Natyrisht për këtë shkoni dhe pyesni ata. Këto janë punë e tyre. Por, duhet të kishte një sponsor, të thoshin që Sali Berisha ka sponsorizuar 600 mijë euro, Sali Berisha nuk ka 60 mijë euro në lloagritë e tij. Kjo nuk besohej nga kurrkush, se u dilte vet ai i deklarimit të pasurive u thoshte që mashtruat dhe gënjyet. Por Meta ka marrë përgjigje.

-Keni komunikuar me kunatin zoti Berisha?
Me kunatin? Po pse të komunikoj me kuantin, ç’punë ka kunati në këtë mes. Kunati as që duhet të merret me shpifje të botës së krimit e këshilloj unë. Kurse pjesa e dytë po. Pjesa e dytë do jetë pjesë e hetimit të organeve hetimore. Pjesa e dytë është ajo në të cilën kanë deklaruar, kanë thirrur familjarët për t’u thënë se Sali Berisha donte të eliminonte vëllanë tënd. Dhe ka marrë përgjigjen siç duhet aty, përgjigje burrërore. Por kjo duhet të marrë përgjigje ligjore sepse kjo është një faqe tjetër e zezë, e skenarit të një mafiozi në krye të parlamentit.

-Zoti Berisha keni komunikuar me zotin Doshi?
Me zotin Doshi në mënyrë absolute në dijeninë time unë ka shumë vite që nuk kam komunikuar. Por, siç më ndodh mua dhe vazhdon të më ndodhë, çdo akt kriminal që të marr vesh unë do e denoncoj në Parlament. Marrim për shembull faktin që denoncova avionin dhe ata thanë janë mushkonja, në fakt ato dolën.  Denonocova Bashën, deshën ta eliminon, denonocova muaj më parë projektin për të eliminuar Tom Doshin sepse ma sollën pak kohë pasi ndodhi. Natyrisht të them të vërtetën unë përpiqem që të mos nxjerr  vetëm një burim të vetëm, sepse një burim i vetëm është një burim. Por ama ndonjëherë, CNN funksionon me një burim dhe nuk është se nuk shihet.  Pra, u bëra me dy burime. Absolutisht burimet e mediave janë burimet më të mira që ekzisotjnë. Po të bëni një check up, po të kontrolloni arkivat do të gjeni Sali Berishën jo njëherë por disa herë që ke dashur ta eliminosh ose gjëra të tjera. Kisha një informacion meqë po më pyesni se çfarë ishte biseda me Tom Doshitn, që ndër të tjera, Rama i ka dërguar Shullazin në Velipojë dhe i ka thënë se po fole më për Tahirin, po e sulmove më Tahirin ke të bësh me mua. Toma tha që nuk është e vërtetë dhe unë skam arsye pse ta besoj se ai mund të jetë një informacion i gabuar, sepse ky këtë tha. Kjo ishte e gjitha. Por këtu, imagjinoni ju këtë skenar të zhvilluar ku do ishte Shqipëria.
Ndaj dhe ftoj çdo qytetar shqiptar të mendojë se kjo shkallë kriminaliteti e nivelit më të lartë kërkon përgjegjësinë më të lartë qytetarësh. Të mos mendojë se një grup prokurorësh nuk përkulen para një establishmenti kaq të fuqishëm kriminal. Ndaj dhe ne si qytetar, si opozitë dhe si politikanë duhet të ngrihemi të lartësinë e duhur dhe të bëjmë gjithçka që të largojmë një orë e më parë një ditë e më parë këtë klikë të paprecedent në historinë e Shqipërisë dhe të një vendi të lirë europian.

-Zoti Berisha do kërkojë PD mocion besimi për Kryetarin e Partisë?
Ato i komunikon të gjitha Kryetari, apo zëdhënësi apo Kryetari i grupit funskione të cilat unë nuk kam asnjë.  

-Zoti Berisha dhe një pyetje, Zoti Meta ka thënë sot se ju dhe zoti Basha jeni në një garë se kush e mbron më shumë zotin tom Doshi?
Për cfarë bëhet fjalë. Bëhet fjalë për një shpifje dhe trillim të mirëfilltë. Bëhet fjalë thjeshtë për një shpifje pasi nuk e vrau dot tani përpiqet, sa prej jush u morën në telefon atë natë që tu thoshin se është takuar Berisha me Doshin? Përpjekja e Metës, është një përpjekje për të larë duart si Pons Pilati, pasi nuk e vrau dot tani do që ta denigrojë, ta nxjerrë si tradhtarë për socialistët dhe  për të gjithë ata të majtët, por janë përpjekje qesharake. Por Metës i them vetëm kaq. Se nëse të ka ngelur qoftë edhe një nonagram si njeri jep dorëheqjen sepse në mënyrë absolute Kryetar Parlamenti pa u qartësuar nga drejtësia sdo mund të pranohesh kurrë më. Tani zotëri unë i fola ato, unë them se po duhet ti niste. Por them gjithashtu se ajo mund të ketë patur zotimet, presionet e tmerrshme të Edi Ramës, pasi ai i ka bërë Tom Doshit mbylle këtë çështje sepse ke një, dy , tre , katër oferta. Kaq është e gjitha ajo që di unë.

-Zoti Berisha ju thatë se motivet personale të zotit Meta për eliminuar zotin Fufi e dini për çfarë bëhet fjalë?
Ka një arkivë aty e të cilën ata edhe kanë plagosur zotin Fufi dhe kanë plagosur një njeri të tij të afërt në kokë sepse shkoi Mona me …me para për të blerë vota dhe ka pasur një përleshje aty. Aty ka me dhjetra dëshmitarë. Fatmirësisht përfshi edhe fetarë, njerëz të fesë, të religjonit që e kanë parë me sy duke u shpërndarë. Ajo është një çështje në hetim, një njeri ka mbetur aty i vrarë ishte badigardi i Monikës, thonë,  unë nuk e di.

– Kaq i keq u bë Ilir Meta pas 23 qershorit dhe jo kaq kur ishte me ju në qeverisje?
Më falni por të jesh e bindur se me mua Kryeministër, ai s’mund të mendonte kurrë se mund të cënonte njeri. U kap në një, iku nga funksioni dhe shkoi në parti. Nuk jam Edi Rama unë, jam Sali Berisha.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura