Berisha: Skenari grek po marshon me shpejtësi në ekonominë shqiptare

Oct 7, 2015 | 11:56
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot renien e ekonomise shqiptare. Sipas tij, “skenari grek po marshon me shpejtesi ne ekonomine shqiptare”.

berisja
Duke iu referuar shifrvare te INSTAT, Berisha thekson se “statistikat zyrtare tregojne se ekonomia shqiptare eshte ne renie te lire”.

Postimi i plote i Berishes:

Skenari grek po marshon me shpejtesi ne ekonomine shqiptare!

Sipas Edi Rames dhe Gjergjit, Sanços se tij, ekonomia u rrit nga ndertimi paçka se ate e kane ndaluar ne mbare vendin.

Te dashur miq, ekonomia e vendit po ecen drejt gremines. Statistikat zyrtare tregojne se ekonomia shqiptare eshte ne renie te lire. Keshtu, sipas tyre, nga gushti i vitit 2014 ne gushtin e vitit 2015 eksportet ne total u ulen me 17%, çka do te thote te pakten 17% me pak punesim dhe te ardhura nga eksportet, te ardhurat doganore dhe tatimore u ulen me 13%, kredia per ekonomine ra me 1,2%, bujqesia ke rene ne – 016%, sherbimet kane rene me -01%. Ndertimi eshte ndaluar me urdher ekzekutiv. Dhe per ti vene kapakun mashtrimit te tyre per rritjen ekonomike, pohojne se ne tremujorin e dyte pati renie te konsumit te pergjithshem te mallrave.

Me gjithe keto, Rama dhe Gjergji i tij qesharak thone se ne tremujorin e dyte te vitit 2015 ekonomia u rrit me 2,55% dhe sipas tyre kjo rritje ka ardhur nga rritja e ndertimit, nderkohe qe prej nje viti ne Shqiperi ndertimi eshte sektori i ndaluar me vendim qeverie dhe nuk jepet asnje leje ndertimi apo rindertimi. Po kaq qesharak eshte pretendimi i tyre se rritja vjen nga ndertimi ne sektorin publik ne nje kohe qe nuk kane inaguruar as dhe nje kilometer rruge, kanalizime, ujesjelles, shkolle apo spital, jo ne tremujorin e dyte por as dhe ne te gjithe 9 mujorin e ketij viti.

Ekonomia shqiptare po shtyhet me shpejtesi drejt gremines nga piktori deshtak dhe ekipi i tij qesharak!! sb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura