Berisha: S’jam thirrur në prokurori. Meta e harroi Shkëlzenin sot për videon e Priftit, e këshilluan të mos e përmendë

Mar 6, 2015 | 13:17
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se nuk ka marrë asnjë thirrje për t’u paraqitur në prokurori për çështjen “Doshi”, por nëse do ta marrë do të paraqitet në respekt të ligjit.

Sali Berisha në prononcim për gazetarët
Berisha: Së pari më lejoni të komentoj. Sot ndoqa në media ‎që u paraqitën tek Prokurori i Krimeve të Rënda, njëri pas tjetrit,  ata të cilët fshhehën krimin dhe bllokuan hetimin për 6 muaj me radhë. Mendoj se, së pari, paraqitja tek prokurori i të akuzuarit kryesor, Ilir Metës, në cilësinë e kryetarit të Parlamentit, dëshmon papërgjegjshmërinë e tij të lartë dhe frikën e tmerrshme nga skenari që ka gatuar dhe përdor postin e njëriut të dytë  më të rëndësishëm të shtetit për të mbrojtur aktet makabër që ka projektuar. Mendoj se, paraqitja e Edi Ramës, pasi deklaroi mbrëmë në “Opinion” shqiptarëve se nuk ka hetim pasi atë e ka mbyllur Sajmir Tahiri, është edhe kjo tërësisht, ndoshta Rama shkoi tu komunikojë prokurorëve se Tahiri ka mbyllur hetimin dhe ju nuk keni çte hetoni. Së treti, Ilir Meta, sic e patë ju, sapo doli nga Prokuroria,kësaj radhe harroi Shkëlzenin, se dje u tha shqiptarëve se është Shkëlzeni ai i cili ka filmuar videon e Dritan Priftit, sot e harroi se ata që e këshillojnë i thanë mos se e tepruam me këtë. Por sot vazhdoi marrëzinë e tij për të shitur Tom Doshin si deputet të PD. Me këtë, ky dritshkurtër dhe qesharak, për të cilin e ka marrë vesh gjithë bota, beson se do bind njëri se kjo akuzë se Tom Doshi është konvertuar në demokrat, dhe se Tom Doshi këtë akuzë po e bën pra si deputet I PD. Gjëja më qesharake. Mund tu them këtu se Meta nga Prokuroria ja mbathi dhe më thoni ju ku shkoi? Po te Sajmir Tahiri, shkoi me vrap në zyrë te Tahiri se do shkonte ai mbrapa për të dëshmuar. 
 
Pyetje: Do paraqiteni në Prokurori?
 
Berisha: Dje mediat e kontrolluara nga qeveria e kanë hapur rëndom këtë lajm se Berisha është thirrur. Berisha nuk është thirrur nga Prokuroria. Nuk ka asnjë ftesë. Pavarësisht nga kjo, në cdo rast që prokuroria të më thërrasë, të thërrasi Sali Berishën, Sali Beriisha do jetë i gatshëm të paraqitet, sepse këtë e kërkon ligji që ka votuar Sali Berisha në Parlament. Dhe unë jam njëri i ligjit, s’mund të ketë asnjë mëdyshje, për cdo rast dhe cdo problem. Natyrisht ky është një hetim i domosdoshëm për vendin, unë sic e dini jam ndër më të parët që e kam denoncuar në Parlament, sepse unë Parlamentin kam, se flitet për këtë histori. Natyrisht, ju them të vërtetën ju se, fillimisht e kam marrë vesh prej Doshit dhe. Shumë vonë e kam marrë vesh variantin tjetër. 
 
Pyetje: Thoni se ju dini më shumë…
 
Berisha: Do ju them një gjë. Cili ka qënë dhe është shërbimi informativ më i shkëlqyer i Sali Berishës dhe jo vetëm i imi por i të gjithë atyre që duan informacione. Janë mediat. Ato janë njërëzit më të informuar. Ky informacion nuk ka ardhur nga mediat. ‎Por në tërësinë time unë ndjek mediat, ato që shkruajnë dhe nuk shkruajnë nëpër rreshta, sepse ata janë njerëzit më të informuar. 
 
Pyetje: Rama nuk foli në seancë po deklaroi dje jashtë seance se opozita në vend që të ishte zëri i qytetarëve po bëhet zëri i skutave më të errta të një bote që nuk do ketë më vend në Shqipëri.
 
Berisha: Shoku Edvin, kur ndodhi skandali i spitalit, që ishte skandali i shekullit tha se kjo është një fortunë në gotë uji. Kur ndodhi skandali i Riformatos tha se këto janë mushkonja. ‎Ka një mënyrë origjinale të të perceptuarit të realitetit. Kur ndodhi major Feka tha se edhe kjo është një fortunë në gotë uji.  Kësaj here e harroi gotën dhe shkoi prap tek telenovelat, se si duket ai i ndjek shumë telenovelat, se psikologjia e tij është e tërbuar dhe rri te shërojë mendjen me telenovelat, tha se kjo është një telenovelë e keqe. Naturisht nuk ka asgjë më të keqe se ky skenar. 
 
Pyetje: Zoti Berisha mendoni se opozita do e rrëzojë Metën me protesta? Është paralajmëruar protestë të enjten që vjen
 
Berisha: Absolutisht qutetarët shqiptarë sdo ta kapërdijnë kurrë këtë. Dhe këta që mendojnë se kjo do kapërdihet bëjnë gabimin më të madh. ‎Se shqiptarët nuk janë të prirur që këto skenare ti quajnë telenovela as fortuna në gotë uji. Shqiptarët e kanë të qartë se cdo të thotë kjo për jetën e tyre dhe për fatin e fëmijëve të tyre. Ndaj dhe unë kam besim të madh në reahimin mbarëpopullor. 
 
Pyetje: A besoni te pavarësia e Prokurorisë?
 
Berisha: Unë edhe dje e kam theksuar dhe prap e theksoj dhe ftoj edhe qytetarët se ne duhet ti besojmë dhe të mbështesim prokurorinë dhe hetimet. A besoj unë te ky hetim? Përderia Ilir Meta paraqitet aty si kryetar parlamenti e vertëta është e pashpresë, nuk ka shanse. 
 
Pyetje: Çfarë ndryshon? Se kështu u paraqit edhe pas ’11 janarit’
 
Berisha: Absolutisht jo! Pas 11 janarit, ky dha dorëheqjen u paraqit si deputet.  ‎Dhe opozita spo kërkon asgjë tjetër vetëm dorëheqjen pasi është i akuzuari kryesor. Në mënyrën më të turpshme dhe bindëse se ky është kryesori, ky zgjodhi për mbrojtje ky zgjodhu akuza një herë kunatin tim pastaj Tom Doshin si të rekrutuar nga PD. Pra, ky zotëri, me mënyrat se si zgjodhi për tu mbrojtur faktoi katërcipërisht se është strumbullari i këtij akti të paprecendent në historinë e një vendi të lirë. 
 
Pyetje:…edhe Prokurori i Pergjithshem ka qënë në dijeni të hetimit…
 
Berisha: Edhe një herë dua të theksoj këtu dhe duhet të jemi realist se ligji është ligj, por jo Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë apo dhe ai i Krimeve të Rënda, por po të garantoj se ndofta dhe i vendeve të tjera me traditë shumë më të stabilizuar demokratike, nuk do mund të guxonte të lëvizte ‎për një cështje e cila ishte midis kryetarit të parlamentit, kryetarit të qeverisë dhe ministrit të brendshëm. Sepse ligji detyron secilin prej tyre t’ja conin prokurorit të përgjithshëm. Dhe kur këta, atë akt që bënë sot ta kishin bërë para 6 muajsh atëherë barra ishte e tëra e prokurorit të përgjithshëm. Por nëse një skenar makabër i tillë, mbahet midis krerëve më kryesorë të legjislativit dhe ekzekutivit, nëse hetimi i besoohet jashtë cdo lloj praktike ligjore në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, kodin e procedurës penale, me të gjitha lidhet e vendit, i besohet Sajmir Tahirit të partisë atëherë të them se prokurori i përgjithshëm e ka cështjen kryekëput të pashhpresë. Kjo është realiteti. Ju them një gjë, për ju dhe të gjithë qytetarët, kurrë ndonjëherë të mos mendojnë se qeveria e gjykatësve apo qeveria e prokurorëve do të bëjnë dhe ndërtojnë demokracine shqiptare dhe shtetin ligjor, ata janë padiskutim shtylla të pazëvendësueshme por nuk mjaftojnë vetëm ata. 

Këto deklarata ish-kryeministri Berisha i bëri pasi vizitoi sot ekspozitën e çelur nën kujdesin e ambasadës së Kosovës, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në përkujtim të epopesë së lavdishme të Jasharajve.
“Mirënjohjen time të pakufishme, nderimin tim më të madh, për komandantin legjendar Adem Jashari dhe familjen Jashari që me jetën dhe qëndresën e tyre e shndërruan Prekazin, Drenicen, në Krujen e dytë të shqiptarëve. Adem Jashari vjen në historinë tonë kombëtare, kryehero i dytë i kombit pas Skëndërbeut. Në të gjitha përpjekjet e shqiptarëve për liri dhe dinjitet, nuk ka një familje tjetër që të ketë flijuar dhe sakrifikuar kaq shumë sa familja Jashari. Ndaj dhe njëherë nderimin tim më të madh për komandantin legjendar dhe të gjithë Jasharët, të cilët e shndërruan Prekazin dhe Drenicën në një kështjellë të pamposhtur të flakës së lirisë së shqiptarëve. Një nderim të madh për të gjithë ata që luftuan dhe ranë për lirinë e Kosovës dhe e bënë të lirë për shqiptarët kudo që janë”, tha Berisha.
Në 5 mars të vitit 1998, familja Jashari u rrethua me mijëra trupa dhe artileri të rëndë serbe. Qëndresa e tyre me në krye komandantin legjendar Adem Jashari zgjati tri ditë e tri netë. 13 anëtarët e familjes Jashari humbën jetën, së bashku me komandantin legjendar Adem Jashari.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura