Berisha: Shqipëria e shtrirë përdhe nga krimi. Më 12 mars të gjithë në Tiranë, për një 20 shkurt të ri

Mar 7, 2015 | 15:00
SHPËRNDAJE

Sali Berisha

Tiranë- Pas deklaratës nga selia e LSI-së, ku Ylli Manjani i bëri ftesë ish-kryeministrit të tregojë çdo gjë që di në Prokurori për rastin “Doshi”, Sali Berisha në një status në rrjetin social Facebook, i bën thirrje shqiptarëve të dalin në protesta më 12 mars, sipas tij, kundër situatës dramatike që ka krijuar qeverisja aktuale.

Berisha, teksa bën një parashtrim të gjatë të të gjitha deklarimeve që nga dita e parë lidhur me pretendimet për vrasje nga deputeti Tom Doshi, thekson se qeveria që kishte dijeni disa muaj më parë për çështjen, ka manipuluar faktet e provat, ndërsa tashmë po mundohen të zhdukin dëshmitarin kyç. 

“Nderkohe qe nga denoncimi i deputetit Doshi e deri sot, u bene te gjitha perpjekjet per te zhdukur deshmitaret kyç te skenarit….Njelloj si ne diktature Rama – Meta – Tahiri gjate ketyre 6 muajve manipuluan çdo prove e deshmi per te shpetuar veten dhe akuzuar opoziten si autore e skenarit te vrasjes se dy deputeteve”,- thekson Berisha. 

Berisha nënvizon se jeta e shqitparëve sot nuk është e sigurtë.

“…sot me shume se kurre jeta, siguria jone dhe femijeve tane jane ne duart e bandave dhe pushtetareve te lidhur koke e kembe me keto banda. Sot me shume se kurre jeten, sigurine tone dhe femijeve tane e percakton kokaina, krimi dhe trafiqet, vrasesit e qeveritareve tane. Sot si asnjehere tjeter dhe si ne asnje vend tjeter kryehetuesin, kryeprokurorin, kryepolicin, kryegjykatesin per seicilin prej jush e ben kryetari i Partise Socialiste per Tiranen. 

Sot me shume se kurre qe nga 20 shkurti i vitit 1991, Shqiperia e shtrire perdhe nga krimi, bandat e lidhura me qeverine, ka nevoje jetike per trimerine, burrerine, qendresen tuaj qytetare. Ju dhe vetem ju e askush tjeter, te bashkuar ne guximin, shpirtin dhe pergjegjesine tuaj qytetare mund te shpetoni Shqiperine me nje 20 shkurt te ri! Ora qe vjen eshte ora juaj, ora e te vertetes, ora e fitores! Me 12 mars te gjithe ne Tirane. Zoti ju bekofte!! Sb”,- mbyll deklaratën e tij në Facebook ish-kryeministri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura