Berisha: Shqipëria, e dyta pas Egjiptit për numrin e fëmijeve të vetëm në Itali

Aug 31, 2015 | 17:47
SHPËRNDAJE

Një raport i Ministrisë së Punës së Italisë ka shqetësuar ish-kryeministrin Sali Berisha i cili në rrjetet sociale fajëson qeverinë Rama për rritjen e numrit të fëmijëve shqiptarë që janë larguar gjatë gjysmës së parë të këtij viti të pashoqëruar nga asnjë i rritur, në Itali. Sipas Berishës, referuar të dhënave të këtij dikasteri italian, Shqipëria renditet e dyta pas Egjiptit për numrin e fëmijeve që kanë hyrë në Itali të pashoqëruar nga njeri.

11935069_501685733325672_5317318687129216400_n

“…Ky raport provon me fakte se numri i femijeve shqiptare qe largohen nga Shqiperia per ne Itali, te pa shoqeruar nga njeri, po rritet me shpejtesi te madhe.

Sipas ketij raporti, me 31 dhjetor te vitit 2014 Shqiperia renditej e gjashta per numrin e femijeve te larguar te pashoqeruar per ne Itali. Ajo vinte pas Egjiptit, Eritrese, Gambias dhe Somalise, kurse me 1 korrik te vitit 2015 rezulton se renditet e dyta pas Egjiptit per numrin e femijeve qe kane hyre ne Itali te pashoqeruar nga njeri. Keshtu, sipas raportit, në Itali aktualisht janë të regjistruar 8442 emigrantë minorenë të kombësive të ndryshme, të pashoqëruar nga një i rritur, shifër kjo që tenton të rritet për shkak të fluksit të madh të përditshëm të mbërritjes së emigrantëve. 8014 janë minorenë të seksit mashkulll e 428 të seksit femër.

Në klasifikimin e ndarjes së emigrantëve minorenë sipas kombësive të tyre, Shqipëria renditen në vendin e dytë me 1.198 minorenë të pashoqëruar me origjinë shqiptare, përgjithësisht 14.2% të numrit të përgjithshëm, pas vendit të parë që zë Egjipti me 1896. Republika e Kosovës renditet në vendin e 11 me 220 miorenë.

Deri më 31 dhjetor të 2014 minorenë shqiptarë të pashoqëruar në Itali ishin rreth 1043 duke e renidtur Shqipërinë në vendin e 5 në këtë klasifikim, pas Egjiptit, Eritreas, Gambia, e Somalia. Sot 7 muaj më vonë deri më 31 korrik 2015, Shqipëria shënon një rritje të pranisë së minorenëve të pashoqëruar në 1198, duke u renditur kështu në vendin e dytë”,- shkruan Berisha.

Sipas tij, këto të dhëna “faktojne fytyren çnjerezore te politikave sociale te qeverise shqiptare. Edi Rama, nga i cili kemi çdo dite nga një rekord të zi në bote, ne nje samit te vendeve qe me politikat e keqia largojne qytateret nga vendi i tyre, do rrjeshtohej ne krah te Asadit apo i dyti fill pas tij per eksodin e te rriturve, dhe ne krah te Sislit, apo i dyti fill pas tij, per dramen dhe eksodin e femijeve shqiptare. Sb”,- përfundon ish-kryeministri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura