Sali Berisha, ka komentuar foton e publikuar nga Kryeministri Rama në Instagram, ku duket ish-kreu i qeverisë në një sallë lojërash fati.
“Çdo njeri që e lexon atë foton e sheh që ai s’ka luajtur kurrë”, tha Berisha, duke mohuar të ketë luajtur ndonjëherë bixhoz.
“Unë as letrat nuk i njoh, jo për gjë por në kohën e diktaturës ato të harxhonin kohë”.
Teksa u pyet në studion e emisionit “Open”, për kohën kur është shkrepur fotografia, Berisha, duke gjykuar nga veshja e tij, tha se mund të jetë shkrehur në vitin 1990 apo 1991.
Lidhur me nismën e qeverisë për mbylljen e lojërave të fatit, Berisha se ai vetë është për “kufizimin maksimal të kësaj industrie që quajti “industri mëkati”, por shtoi se s’është për këtë model që ka propozuar qeveria, e që Berisha e quajti “taleban”.
“Ramën në 3 dalje e kam dëgjuar duke thënë, se do të mbyllim njëherë këto (pikat fizike) dhe nëse pastaj gjejmë mundësinë e kontrollit do të shohim. Ai ka thënë të rrafshojmë njëherë këtë dhe pastaj monopolin ta marrë Olsi Rama. Bast Arena dihet që është e Olsit, Gaz Ramas dhe e një tjetri. Qëndrimi i opozitës është, një katastrofë e vërtetë dhënia e lojërave të fatit Olsi Ramës. Unë jam për kufizimin maksimal të tyre, por model taleban unë nuk e bëj Shqipërinë. Rama për llogari të Olsit kërkon të mbyllë 4 mijë pika dhe të hapë 400 mijë online. A mund t’i besosh një njeriu që tha do ti mbyll dhe i katërfishoi?! Sot pas 5 vitesh nga 900 që ishin janë 4100”, tha Berisha.
Sipas tij, është e pamundur që bixhozi të ndalohet.
“Në pretendon se do e ndalosh, iu them që Enver Hoxha se ndaloi dot. Ne ishim mjekë të rinj dhe një pjesë loznin. Mjekë të vjetër loznin me orë të tëra”, tha Berisha.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al