Berisha shfryn ndaj Ramës: Njeri i pamjekuar, bëra ligj për xhelatët

Dec 15, 2015 | 22:48
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri, Sali Berisha i është përgjigjur Edi Ramës, i cili nga Shkodra tha se për dekorimin e torturuesit të profesor Sami Repishti dhe At Zef Pllumi faji ishte i Berishës. Kjo pasi sipas kryeministrit Rama Ministria e Mbrojtjes ka dekoruar torturuesin në bazë të statusit të veteranit, i cili është miratuar si listë e përpiluar nga një Komision i Posaçëm, që është ngritur nga qeveria e Berishës.berisha

Rama akuzoi Berishën se ka mbajtur me pension torturuesin e At Zef Pllumit dhe Sami Repishtit, Shyqyri Çokut, duke i dhënë statusin e kategorisë së parë të veteranit. Sipas Ramës, Berisha mbajti me pension edhe Nexhmie Hoxhën.

Ish-kryeministri Berisha në reagimin e tij shprehet se, shfajësimi i Ramës duke iu referuar ligjit të vitit 1994 është justifikim. Berisha thotë se në kohën kur ai ishte president bëri ligj për krimet kundër njerëzimit në periudhën komuniste ku u dënuan 73 persona.

“Si njeri i sfazuar dhe i pamjekuar bërtet dhe përmend ligjin e veteraneve të vitit 1994 por i tmerruar nga krimi i shëmtuar që ke bërë harron se Nexhmies dhe atyre dhe të tjerëve xhelat si ajo, miq të familjes tende, Berisha nuk iu dha dekorata por u bëri ligjin për dënimin e genocidit komunist dhe krimeve kundër njerëzimit”, shkruan Berisha.

Reagimi i plotë i Berishës:

Xhelatet i dekorove Edvin, vetem e vetem se je biri i xhelat Kristaq Rames dhe nip i superxhelat Spiro Kolekes ,o skizofren qe shan e flet si nje halabak.

Xhelatet nuk i dekorove se te shtyu apo te tha Sali Berisha por i dekorove ne nderim te babait tend biologjik, xhelatit Kristaq Rama, qe ne agun e renies se murit te Berlinit firmoste se bashku me diktatorin Ramiz Alia varjen ne sheshin publik te poetit disident Havzi Nela dhe ekzekutimin e sa e sa shqiptareve te pafajshem, dergohej si perfaqesues i Nexhmijes tek familja Popa

Xhelatet e diktatures komuniste nuk i dekorove se te gaboi Sali Berisha por i dekorove ne nderim te dajos tend (xhaxhait te nenes tende) superxhelatit dhe persekutorit kryesor te inteligjences teknike shqiptare, Spiro Koleka, i cili ne ditet e dhjetorit 1990, ne kohen qe te kishte derguar ne Korfuz, kerkonte te na fuste tanket ne levizjen studentore!

Xhelatet nuk i dekorove se te tha Sali Berisha por i dekorove si deshmi e urrejtjes tende ndaj viktimave te babait tend xhelat dhe dajos superxhelat! Ti nuk kerkove kurre ndjese bashkeshortes dhe familjes se poetit Havzi Nela dhe viktimave te tjera qe u ekzekutuan me firmen e babait tend, sepse ty urrejtja aterore ndaj tyre nuk te lejon.

Sot ti i kerkove ndjese Prof. Sajmir Repishtit per dekorimin e xhelatit te tij por kete e bere nga urrejtja e madhe qe ke mbjellur ne mbare vendin, qe pe me syte e tu dhe ndjeve ne tere qenien tende ne uraganin e protestes se 8 dhjetorit.

Ndjesa jote pas uraganit te urrejtjes ndaj teje qe vershoi dhe çau rruget dhe sheshet e Tiranes, eshte thjeshte hipokrizia e frikacakut qe nuk di ku te futet.

Ti shan dhe bertet sot si nje skizofren i vertet po harrove ti bir xhelati se sapo erdhe ne pushtet shperndave krenarish me 29 nentor te vitit 2015 ne mbare boten, ne Facebookun tend si shenje nderimi fotot e diktatorit me barbar te Europes se Pasluftes, Hitlerit te shqiptareve, Enver Hoxhes

Se fundi, si njeriu i sfazuar dhe i pamjekuar bertet dhe permend ligjin e veteraneve te vitit 1994 por i tmerruar nga krimi i shemtuar qe ke bere harron se Nexhmies dhe atyre dhe te tjereve xhelat si ajo, miq te familjes tende, Berisha nuk iu dha dekorata por u beri ligjin per denimin e genocidit komunist dhe krimeve kunder njerezimit bazuar ne te cilin, 73 prej tyre u denuan se bashku me Nexhmien tende si xhelate per genocid dhe krime kunder njerezimit. Kurse ti ne Partine tende iu dhe pafajesine dhe tani dekoratat.

Diten e entje, shqiptare nga te kater anet e vendit, ne proteste kunder rregjimit te bandave dhe banditeve me ne krye Edi Ramen! sb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura