Berisha: Rama shet Bazhdarin te LSI, pritet tërheqja nga gara

May 27, 2015 | 12:52
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha në një status të tijin në “Facebook” shkruan se Partia Socialiste ka “shitur” kandidaten e majtë për Bashkinë e Shkodrës te LSI-ja.

Sipas Berishës, PS-ja e ka braktisur Ketin, duke e kaluar te LSI-ja, e cila po blen vota vetëm për këshilltarët bashkiakë. Sipas tij Bazhdari pritet që të tërhiqet nga gara në ditët në vazhdim.

Statusi i Berishës në “Facebook”

“Të dashur miq, Edi Rama, pasi e pa se në Shkodër rezultati i 2013-s është përmbysur, shiti te LSI-ja Keti Bazhdarin ose në të vërtetë e flaku në rrugë, pasi nuk kishte thënë kurrë më parë, se militantja e PS-së, anëtaria e forumeve të larta të kësaj partie, nuk është kandidate e PS-së por e LSI-së.

Këtë lajm e dha deputeti i PS-së, Tom Doshi, por e konfirmoi edhe i ngarkuari i Ramës për tratativa me Doshin, deputeti Balla.

Cinizmi i “aleancës së qelbësirave”, nuk ndalet me kaq. LSI-ja u bën thirrje zgjedhësve dhe blenë vota me xhinse, të brendshme etj. vetëm për këshilltarët dhe asnjë për Ketin!

Zonja Bazhdari e ka kuptuar të gjithë lojën e turpshme që aleanca e majtë po luan dhe pritet që këto ditë të marrë një vendim tejet të rëndë”, shkruan Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura