Berisha: Rama sharje prej ordineri ndaj kandidatit të PD-së në Roskovec, shkon i veshur me antiplumb dhe quan batakçi

May 25, 2015 | 17:15
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha kritikon deklaratat e kreut të qeverisë të bëra një ditë më parë në Roskovec ndaj kandidatit të PD-së, duke i quajtur ato fyerje që bëhen në mungesë të argumenteve. Ndërsa në një takim të zhvilluar pasditen e së dielës në Fier, Rama pranoi se po i drejtohej për herë të parë me fjalët batakçi njërit prej kandidatëve të opozitës në zgjedhjet vendore.

Sali Berisha

Ndaj këtyre deklaratave ka ardhur edhe reagimi i Berishës, i cili i quan ‘sharje prej ordineri’ qëndrimet e Kryeministrit. “Dje ne Roskovec, kreu i qeverise bertiste ne kup te qiellit dhe shante kandidatin e PD per kete bashki, duke u çjerrur se ai eshte batakçi, pa dhene asnje fakt e asnje argument per sharjen e tij prej ordineri”,-shkruan Berisha nga profili i tij në rrjetin social “Facebook”.

Ish-kryeministri shton se kandidati i PD-së është një njeri i ndershëm dhe i respektuar për zonën, ndërsa kreu i qeverisë në takimet e tij shkon i veshtur me antiplumb. “Duke denuar keto sharje te turpshme te Edi Rames, dua ti them se kryetari i bashkise se Roskovecit nuk eshte si ti qe ke frike edhe nga vehtja jote qe shkon ne takim i veshur me antiplumb si fuçi (ata qe dyshojne kete le ti hedhin nje sy takimeve te tij qe duket si fuçi me nje xhakete qe mezi i mberthehet dhe qe nen triko duken qarte konturet e antiplumbit) dhe qe udheton ne makinen e blinduar te blere per mysafiret te larte te vendit i shoqeruar nga nje batalion garde dhe nje batalion te blindua”,-deklaron Berisha. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura