Berisha: Rama piu birrë me Frrokun në turizmin e Pukës, e ndihmoi të kalonte kufirin për në Karaibe

Jul 7, 2015 | 11:00
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se i ka dhënë garanci Arben Frrokut që të largohet nga Shqipëria drejt Kubës.

Sali Berisha

Arben Frroku është i akuzuar nga drejtësia shqiptare për vrasjen e komisar Dritan Lamajt. Rreth një javë më parë, Gjykata e Apelit pranë Krimeve të Rënda e dënoi Frrokun me burgim të përjetshëm, ndërkohë që rreth vendndodhjes së tij ka ende mister.

 

Në një koment të publikuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, Berisha shkruan se Edi Rama është takuar me Arben Frrokun pranë turizmit në Pukë. Berisha rithekson se Rama e ka përdorur Frrokun për të blerë vota në këtë zonë, ndërsa në këmbim thotë se kreu i qeverisë i ofroi garanci për largimin nga Shqipëria. “Por nje rast po kaq i rende dhe i shemtuar eshte percjellja qe i beri Edi Rama ne Kube Arben Frrokut, vrasesit te komisarit Dritan Lame, pasi permbushi misionin e blerjes se votave ne rrethin e Pukes dy dite para zhvillimit te seances gjyqesore dhe denimit ne mungese me burgim te perjetshem nga Gjykata e Apelit. Rama takoi dhe piu nje birre te ftohte ne turizmin e Pukes, si te thuash i dha lamtumiren Arben Frrokut qe te nesermen do te nisej me detyre ne Kube nga Partia. Frroku kaloi kufirin pa u rregjistruar ne sistemin TIMS, i cili si rastesisht ne ate moment ishte prishur, madje ai kaloi edhe pa ju vulosur pasaporta pasi po rastesisht ate moment policit te partise ne Muriqan i kishte humbur vula”,-shkruan Berisha.

Ish-kryeministri shkruan edhe për vendimin e Gjykatës së Apelit në Shkodër për Sokol Mjacajn, të akuzuarin për vrasjen e dy turistëve çekë të premte e shkuar, ndërsa e quan të drejtë kërkesën e bërë nga ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, për inspektimin e atij vendimi. “Ne mediat konvencionale dhe ato sociale shprehet nje indinjate e thelle dhe mendoj une e ligjshme, mbi pergjysmimin nga 10 ne 5 vite nga Gjykata e Apelit te Shkodres, Mjacajt, vrasesit te turisteve çeke per pjesemarrjen e tij ne vitin 2010 ne vrasjen e nje djali 13 vjecar. Madje ministri Naço me te drejte ka vendosur te dergoje kontrollin ne kete gjykate.”,-shkruan ish-kryeministri, Sali Berisha. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura